08,05,2024

Hyseni: 70 qytetarë të Kosovës aktivë në luftërat në Siri dhe Irak

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i cili po raporton në Komisionin për Siguri, ka thënë se 314 qytetarë të vendit kanë marë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak, ndërsa sot janë 70 aktivë në këto luftëra dhe 57 të vdekur.

Hyseni ka thënë se gjendja e sigurisë në përgjithësi është shumë e mirë, por jo edhe në komunikacion, përkundër masave që ndërmerren.

“Duhet të bëhen ndryshime në legjislacion në mënyrë që të reduktohen aksidentet të mëdha në komunikacion”, tha ministri Hyseni, duke shtuar se kohëve të fundit ka rënie të krimit.

Ai megjithatë ka thënë se Kosova është larg të qenit shumë e kënaqur me trendin e krimit.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit policia dhe prokuroria ndërmorën veprime të shumta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pastrimi parash, fajde etj”, tha ministri Hyseni.

Ai shtoi se progres është shënuar edhe sa i përket terrorizmit dhe gjendja është në kontroll për aq sa është e mundshme.

“Duhet të nxirret mësim nga rasti i fundit terrorist në Nicë të Francës. Megjithatë, 314 qytetarë të vendit morën pjesë në luftërat në Siri dhe Irak, ndërsa sot janë 70 aktivë në këto luftëra dhe 57 të vdekur. Janë 38 gra dhe 27 fëmijë në këto zona, derisa janë arrestuar 34 persona”, ka konfrimuar kreu i MPB-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img