29,03,2024

Hoxhaj viziton Spitalin e Ferizajt, premton rritje të pagave për mjekët

Must Read

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, sot e ka prezantuar planin për rimëkëmbje të shëndetësisë para menaxhmentit të Spitalit të Ferizajt dhe të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Hoxhaj ka thënë se prioritet i qeverisjes së tij është shëndetësia, derisa ka premtuar se do të ketë rritje të pagave për personelin shëndetësor për 30 përqind dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.

“Jemi shumë të vendosur që ta rrisim pagën në një përmasë që e tejkalon pritjen tuaj. Do të jetë një pagë shumë dinjitoze e cila do t’ju motivojë edhe më shumë që t’i shërbeni më tutje qytetarit të Kosovës, siç i keni shërbyer deri më tash”.

Ai ka pasur kritika për qeverinë në detyrë për sa i përket vaksinës kundër COVID-19 e që tha se me të marrë drejtim e qeverisë, vaksinën do ta sigurojë për personelin shëndetësor dhe për qytetarët e Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së dhe ish-Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka prezantuar planin për shëndetësinë para personelit shëndetësor.

Ai tha se prioritet kanë pagat për mjekët dhe infermierët, si dhe sigurimin shëndetësor për qytetarët.

“Përveç investimeve në mjekësinë primare, hapi i dytë është si të krijohen kushte që ju, por edhe gjeneratat e reja të kenë një mirëqenie sociale. Duhet të ndihet dora e shtetit një ndër pjesët e programit tonë është, ajo që e kemi nisur në qeverinë e kaluar dhe fatkeqësisht kemi pasur të dy partitë opozitare kundër, rritja e pagave”.

Hoxhaj dhe Ismaili gjatë ditës në Ferizaj kanë mbajtur një takim edhe me infermierët e kësaj komune.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img