30,04,2024

Hoxhaj takon Dole-n, Ambasadorin e Nderit të Kosovës në SHBA

Must Read

Në takimin me senatorin amerikan Bob Dole, ambasadorin e Nderit të Kosovës, ka thënë se ishte nder takimi me të, duke shtuar se Dole është një mbështetës dhe mik i Kosovës.

“Është nder i madh ta takoj mbështetësin e madh dhe mikun e Kosovës, Senatorin Dole! Për dekada ai do të mbetet një personalitet inspirues”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, në takimin që e zhvilloi ministri Hoxhaj në Washington D.C, falënderoi kongresistin amerikan Paul Cook për përkrahjen e tij ndaj Kosovës në Kongresin Amerikan.

“Takim i jashtëzakonshëm me Kongresistin Cook. E falënderova për mbështetjen e tij ndaj Kosovës në Kongres”, ka shkruar Hoxhaj.Përmes komunikatës të dërguar për media nga Ministria e Jashtme, bëhet e ditur se Hoxhaj ka thënë se ende ka mundësi për thellimin e bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA’së.“Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera, dhe Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën kudo në botë. Kam besim se raportet tona do të intensifikohen edhe më tutje, pasi që ka ende shumë mundësi për ta thelluar bashkëpunimin bilateral. Ndërsa, Kosova mbetet njëri prej popujve më pro-amerikan në rajon”, ka thënë Hoxhaj.

Kujtojmë se senatori amerikan Bob Dole ishte emëruar Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA në vitin 2002 nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës Ibrahim Rugova. /GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img