26,04,2024

Hoxhaj në Ferizaj: Letra e Biden dëshmon se PDK ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë

Must Read

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim me veteranët në Ferizaj, ku ka shpalosur Planin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike, politike dhe kombëtare.

Hoxhaj duke theksuar se vota për Partinë Demokratike të Kosovësështë votë për një qeveri stabile, ka thënë se PDK-ja është pengesa e vetme kundër popullizmit në vend.

“Ne jemi diga e vetme kundër popullizimit në vend, krejt partitë tjera po i nënshtrohen vullnetit të dikujt. PDK-ja nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt se këto zgjedhje i fitojmë ne. Prandaj këto zgjedhje janë historike, jo vetëm për shkak të faktit se liderët tanë janë në Gjykatë, por edhe për atë se ku do të jetë Kosova me 15 shkurt”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se dhembja për mungesën e Thaçit dhe Veselit që po gjykohen padrejtësisht në Hagë, është shndërruar në mbështetje për PDK-në.

“Unë po e shoh se Ferizaj, sikur Kosova 5 nëntorin e konfirmimit të aktakuzave të presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli, e kanë kthyer nga një moment dhimbje në një moment krenare dhe për PDK-me një rezultat të mbështetjes së madhe dhe masive që do të kenë në 14 shkurt”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka shpalosur edhe pjesë të programit të PDK-së për zhvillim ekonomik.

“Ne duam që të zhvillojmë ekonominë që është goditur për shkak të pandemisë. Ne kemi konceptin e qartë se si do t’i ndihmojmë ndërmarrjet e vogla të mesme dhe të mëdha. Të krijojmë vende të reja të punës, në Ferizaj dhe kudo në Kosovë për shkak të pandemisë me një buxhet që do të jetë diku 500 milionë euro dhe do të ndahet çdo ndërmarrje që do të ketë nevojë”, ka thënë ai.

“Të shumtë në numër e mbështetje, janë veteranët, invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, martirëve dhe ish të burgosurit politik, ata që sot pritën në Ferizajn e trimërisë dhe lavdisë për lirinë e Kosovës, Kryeministrin në ardhje, Enver Hoxhaj, Kryetarin e PDK-së së Ferizajt, Agim Aliu dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga PDK e Ferizajt: Bajrush Xhemaili, Rashit Qalaj, Elmi Reçica, Mexhide Mjaku Topalli, Kristina Gashi Bytyçi, Imri Ilazi, Adelina Grainca, Gazmend Bytyçi dhe Lulzim Abazi.

Është historia, është lufta e lavdishme çlirimtare për lirinë e Kosovës, është ADN-ja e PDK-së – Ushtria Çlirimtare e Kosovës, janë vitet e qeverisjeve të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës që njohën hovin më të madh të zhvillimit e shtetndërtimit, është e ardhmja e qartë, vizioni për #rimëkëmbjen e shtetit dhe shoqërisë, që i jep ritëm të ri zhvillimi shtetit e shoqërisë, mirëqenies së gjithësecilit, ajo që bashkon qytetarët anembanë Ferizajt, anembanë Kosovës, për ta mbështetur fuqishëm Partinë Demokratike të Kosovës. Sot, Ferizaj i bashkuar e mobilizuar si asnjëherë më parë, dha mesazhin, kumtin e fitores së 14 Shkurtit, ngadhënjimin e #rimëkëmbjes me Kryeministër Enver Hoxhajn dhe deputetët nga PDK e Ferizajt në Kuvendin e Kosovës” thuhet në ndojtimin e PDK-së në Ferizaj


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img