Lajme

Hoxhaj​:​ ​Dialogu​ ​i​ ​pakuptimtë​ ​nëse​ ​nuk​ ​përfundon​ ​me​ ​njohje​ ​nga Serbia


Publikuar më:


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ku në panelin për “Sfidat gjeopolitike” me homologë nga rajoni dhe bota ka folur për perspektivën e Kosovës karshi sfidave dhe rreziqeve të reja.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka thënë se për dallim nga viti 2013, i cili ishte viti europian për rajonin, në 2016 – rajoni po përjeton një status-quo dhe me shumë kërcënime para vetes.

Mes të tjerash, janë tri sfida historike që duhet tejkaluar por dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundoj me njohje reciproke në të kundërtën është i pakuptimtë.

“Janë tri sfida historike që duhet t’i tejkalojmë në rajon. Konteksti për emrin ndërmjet Shkupit dhe Athinës, konfliktet e brendshme ndëretnike në Bosnjë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Besoj që ky proces dialogimi i nisur duhet të përfundoj me njohje reciproke. Në të kundërtën është i pakuptimtë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai më tej ka folur për një rol të ri dhe më të madh që Kroacia duhet ta ketë në rajon si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe për faktin që e njeh shumë mirë rajonin.

Në këtë tryezë diskutimi kanë folur edhe ministri i jashtëm kroat, Miro Kovac, ai boshnjak, ai hungarez, dhe udhëheqës të delegacioneve të tjera. Po ashtu, ka folur edhe ndihmës asistenti i Sekretarit të Shtetit amerikan për Evropë, Hoyt Lee.

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh bilaterale me shtete njohëse dhe mos njohëse të pavarësisë së Kosovës./EkonomiaOnline

Comments
To Top