25,04,2024

Hoti të dielën mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, diskutohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Must Read

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si shkak i pandemisë COVID-19.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se është i gatshëm të shkojë në hapa ekstrem në mënyrë që të ruhen jetët e qytetarëve.

Hoti ka njoftuar se të dielën do të takohet me Këshillin e Sigurisë Kombëtare me të cilët do të diskutojnë dhe do të vlerësojnë se a është e nevojshme që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.
“Unë sonte kam pasur takim me komitetin për menaxhimin e COVID-19 dhe kemi diskutuar shumë hapur, mund të jetë vendim shumë jopopullor por unë jam i gatshëm që të shkoj në ekstrem. Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të Komitetit për ta parë vlerësimin e situatës shtesë dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të ruajtur jetën e qytetarëve”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img