19,03,2024

Histori e arsimit shqip në fshatin Jezerc

Must Read

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore Jugosllavia qeverisej nga forcat komuniste, e  këtë fat e kishte edhe Kosova sepse ishte krahinë autonome e Serbisë .Për fat të keq këto forca atëbotë u ndalonin çdo gjë shqiptarëve si të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre amtare , përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar e çka jo tjetër .
Por falë popullit liridashës i cili asnjëherë nuk u ndalë së kërkuari të drejtat dhe liritë e tyre më në fund u fitua e drjta e shkollimit në tërë Kosovën e të njëjtin fat të mirë e patëm edhe ne jezercasit ku ne vitin 1945 / 1946 u hap shkolla e parë shqipe dhe mësues i parë i kësaj shkolle ishte z. Munish Ramadani i cili ishte banor i këtij fshati .
Gjenerata e parë kishte të regjistruar gjithsej 53 nxënës me ndihmën e kuvendit komunal dhe me vetë kontributin e fshatarëve ne vitin 1947/1948 u ndërtua shkolla e re në Jezerc , pra shkollën e ndihmuan edhe paria e fshatit ku dalloheshin si: mulla Adem Maloku , mulla Hamit Guta , Tahir Maliq Bega , Zymer Salihu , Beqë Murati , Rushit Arifi si dhe Tahir Ajeti etj .
Kjo shkollë ishte ndërtuar afër xhamis së fshatit te ( lagjja e Verrishtës )afër rrugës kryesore të fshatit , ashtu si u tha më lart mësues i parë i kësaj shkolle ishte zotri Munish Ramadani .
Pas tij ka punuar edhe z. Jakup Osmani nga fshati Varosh z. Hajrush Reka gjatë vitit 1953-54 në shkollën fillore në Jezerc punonin 4 mësues : Muhamet Maloku i cili ishte edhe përgjegjës i shkollës Behxhet Avdyli , Hazir Hyseni dhe Ilaz Islami .
Përveq shkollës amë në vitin 1955-56 u hap edhe një paralele e ndarë në mëhallën e katundit pra lagje e Jezercit në odën e Hamëz Jasharit i cili ka punuar edhe si punëtor ndihmës .
Në këtë paralele të ndarë mësimet prej klasës së parë e gjerë në klasën e 4 i ndiqnin edhe fëmijët e lagjës së Uksmajlaj .
Mësimi mbahej sipas sistemit të kombinuar .Në këtë shkollë mesimet i ndiqnin edhe nxënës nga fshati Devetak i cili fshat bënë pjesë në territorin e komunës së shtimës, por për shkak të afërsisë me këtë shkollë ata i ndiqnin mësimet këtu këta nxënës : Shaban Hasani tani mësues si dhe Ismajl Hasani tani prof .Dr i sociologjisë etj .
Viti shkollor 1968-69 për nxënës dhe mësimdhënës ishte vit gëzimi më 17 nëntor 1969 filloi punën shkolla e re e ndërtuar 2 kilometra më larg se ajo e vjetrea , pra pikëisht në këtë vend ku është tani kjo shkollë .
Kjo shkollë u ndërtua nga huaja popullore , shkolla kishte 8 dhoma mësimi , sallën e edukatës fizike , sallën e filmit dhe ishte e tipit montazh .
Prej viteve 1962 deri në vitin 1967 shkolla nuk kishte emër, por kishte vetëm një mbishkrim ku shkruhej “ shkolla fillore në gjuhën shqipe dhe serbo-kroate “ me stemën serbe në mes .
Në vitin 1967 në mbledhjën e pleqësisë së shkollës doli propozimi nga arsimtarët që shkolla të mbajë emrin e heroit kombëtar “ Skenderbeu “. U propozua edhe emërtimi tjetër ” Jeta e re ”, por delegatët e kuvendit komunal të Ferizajt votuan për emërtimin e parë “ Skënderbeu ” të cilin emër e mban edhe sot shkolla jonë .
Edhe rreth ditës së shkollës pati mospajtime për shkak se arsimtarët ishin për 28 Nentorin, por kjo u kundërshtua sepse hapja e shkollës u bë më 17 nëntor 1969 e cila datë atëherë festohej si dita e çlirimit të Ferizajt dhe drejtor shkolle u zgjodh Azem Bakolli. Pas shkuarjës së Azemit në vitin 1972 ushtrues detyre zgjedhet Hetem Osmani për 6 muaj kurse pas tij në vitin 1973 drejtor shkolle zgjedhet Bashkim Ramadani i cili nuk e përfundoi mandatin për shkak të shkuarjës në detyrë të re, kurse pas tij ushtrues detyre emërohet për 6 muaj Emin Ugzmajli , ndërsa në vitin 1975 – 76 drejtor shkolle zgjedhet Ramadan Shabani .Në këtë vit shkolla jonë kishte numrin më të madhë të nxënësve se kurdo herë më parë pra gjithsej ishin 384 nxënës .
Në këtë vit shkollor 75 -76 mësimdhënës të kësaj shkolle ishin : Agim Ramadani , Avdyl Sadriu , Symbyle Parllaku, Jakup Biba , Ibrahim Osmani , Ibrahim Shashivari , Selim Maloku , Emin Ugzmajli, Ramadan Biba , Zenel Bega , Haki Ramusa , Nuhi Bega , Nazif Haliti , Hasan Murati , Asllan Shabani etj .
Në vitin shkollor 1978-79 drejtor shkolle zgjedhet Hetem Osmani dhe punën e vazhdoi deri në vitin 1986 .Në vitin shkollor 1986-87 drejtor shkolle emërohet Hasan Murati dhe këto ishin lirisht mund të themi vitet më të rënda për arsimin shqip ku pushteti serbo- sllav përpiqej dhunshëm t’i detyronte arsimtarët shqiptarë të punojnë me plan- programet e Serbisë ,por arsimtarët shqiptarë nuk u gjunjëzuan pa marrë parasyshë dhunën që ushtrohej ndaj tyre .
Por në veçanti një presion i madhë ushtrohej edhe ndaj drejtorëve të shkollave të cilët në atëbotë ftoheshin në të ashtuquajturat biseda informative nga policia serbe dhe shpesh , apo çdo herë këto përfundonin me rrahjen më brutale vetëm e vetëm që ata nuk pranojnë që nëpër shkolla të zbatoheshin planprogramet serbe .
Kështu ndodhi edhe me drejtorin Hasan Muratin si dhe me arsimtrët Asllan Shabanin , Ibrahim Osmanin, dhe me punëtorin ndihmës Hamit Hajdarin .
Prandaj pushteti serb me ligj ndaloi financimin shkollës shqipe për shkak të mospranimit të plan-programeve të serbisë ,andaj populli shqiptar në mënyrë të denjë dhe kombëtare u vetorganizua që financimin e shkollës shqipe ta siguroj nga vetfinancimi duke e ndarë edhe kafshatën e gojës vetëm e vetëm që shkolla shqipe të mbijetojë .
Në vitin 1996 drejtor shkolle emërohet Nuhi Asllani profesor i biologjisë pra situata sa vjen e vështirësohet Serbia pa fije turpi zbaoi segregacionin në shkolla shqipe duke përijashtuar nxënësit dhe arsimtarët shiptarë nga objektet e veta shkollore .
Prandaj shqiptarët u detyruan ti hapnin shtëpitë shkolla të njëjtin fat e patëm edhe ne jezercasit ku pas mbylljes së shkollës u detyruam t’i lëshojmë shtëpitë shkolla këtu vlenë të përmendet Bajram Hajdari , Vehbi Kalanica etj .
Banorët e Jezercit ishin të vetëdishëm se aty ku hapet një shkollë e re mbyllen dhjetë burgje e aty ndriqojnë edhe yjet e jo vetëm dielli , andaj Bislim dhe Qazim Ukësmajli falen 12 ari truall për ndërtimin e shkollës së re 4 klasëshe në lagjen Ukësmajli dhe në vitin 1997 filloi punën paralelja e ndarë fizike .Ndërsa në këtë lagje në vitin shkollor 1998/1999 mësimi në shkollën fillore “ Skenderbeu” në Jezerc u ndërpre totalisht për shkak të shpërthimit të luftës në mes të UçK- së dhe ushtrisë e policisë serbe .
Në shtatorin e vitit 1998 pas një qëndrese heroike të luftëtarëve të UCK- së, forcat serbe arritën të depërtojnë në fshat dhe pa mëshirë dogjën shumë shtëpi dhe dy shkollat e fshatit . Vranë gra ,pleq dhe fëmijeë dhe në mesin e tyre edhe nxënësen Lirije Ukësmajli nxënëse e klasës së dytë si dhe nxënësit Sofi Muratin nxënës i klasës së VI dhe nxënësin Arif Muratin .
Pas përfundimit të luftës në vitin 2000/2001 drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj u zgjodh z. Shyqeri Hasani i cili mori iniciativë për ndërtimin e godinës së re shkollore . Punimet filluan më 22 tetor 2000 meqë rast gurin themeltar e vuri mësuesi veteran i arsimit z. Munish Ramadani .
Objekti përfundoi më 31 korrik 2001 dhe viti shkollor filloi në shkollën e re më datë. 1 shtator 2001 .
Shkolla ka një sipërfaqe 1800 m katror dhe në këtë kohë drejtor shkolle ishte Beqir Uksmajli .
Ndërsa më 01.07.2003 drejtor shkolle emërohet z.Muhamet Murati, kurse më 17 nëntor 2007 Muhamet Murati e ndërpret punën si drejtor shkolle ku punësohet në kuvendin komunal në Ferizaj , ndërsa ushrues detyre i drejtorit u emërua z.Nuhi Bega gjerië më 14 maj 2009 .
Më 14 maj 2009 drejtor shkolle emërohet z. Burim Ugzmajli deri më 15 maj 2013 , prandaj nga Drejtoria e Arsimit dhe kryetari i komunes rizgjedhet edhe për një mandat të dytë .
Prap në tetorë të vitit 2017 zgjidhet Drejtor në mandatin e tretë.
Gjatë kësaj periudhe të mandatit të tij ka arritur që personelin mësimorë ta kemi të kualikuar me drejtimet përkatëse poashtu edhe gjatë këtyre viteve ka patur ngritje të performancës si nga mësimdhënesit poashtu edhe nga nxënesit në bazë te vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm .
Por për fat të keq na brengos fati sepse na ka rënë numri i nxënësve në këtë shkollë e si pasojë e kësaj është shpërngulja e familjeve nga fshati në qytet .

Autor
Drejtor i Shkollës F.M.U “SKËNDERBEU” në Jezerc
Ma.sc. Burim (Zeqir) Ugzmajli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img