Lajme

Hillary së shpejti vazhdon fushatën parazgjedhore, ishte ndjerë keq për shkak të pneumonisë


Publikuar më:


Ai ka shtuar se pret që kah mesi i javës, Clinton t’i kthehet fushatës parazgjedhore, transmeton lajmi.net.

“Pres që deri kah mesi i javës ose fundi i saj, ajo t’i kthehet fushatës parazgjedhore”, ka thënë Falon për televizionin amerikan MSNBC, një ditë pas që Clinton (68 vjeçe), kishte probleme me marramendje gjatë ceremonisë komemorative me rastin e 15 vjetorit të sulmeve terroriste në Nju Jork.

Falon ka shtuar se do të publikohen të dhënat me të reja shëndetësore të Hillaryt, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat për të, transmeton AFP.

Clinton më herët për shkak të sëmundjes e ka anuluar për sot mitingun parazgjedhor në Kaliforni, derisa mediat spekulojnë se gjendja e saj shëndetësore mund të jetë faktor vendimtar për garën me rivalin republikan, Donald Trump.

Çka është pneumonia:

Pneumoni në mjekësi është inflamacion i parenkimës mushkërore e shprehur në gjuhën popullore, ndezje e mushkërive. Kjo sëmundje mund të paraqitet si virale apo bakteriale. Varësisht nga lloji bëhet edhe mjekimi i saj. /Lajmi.net/

Comments
To Top