20,04,2024

Henry: Arsenali duhet ta transferojë këtë futbollist (Foto)

Must Read

thierry-henry-speaks-about-Arsenal-title-chances-march-2016

Thierry Henry ka këshilluar Arsenalin që të transferojë mesfushorin e Leicester Cityt, N’Golo Kante.

Londinezët janë jashtë garës për titull, derisa Kante ka shkëlqyer, duke i ndihmuar Leicesterit që të luftojë për titullin e Premier Ligës.

Golashënuesi më i mirë i Arsenalit, ka insistuar se ish-klubi i tij gjatë verës duhet të transferojë Kanten, së bashku me një sulmues të klasit botëror.

“Duket se Arsenali mundet dhe duhet të përfundojë në top-katërshe, por ata duhet të shkojnë edhe më tej, kjo u duhet në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Henry për Sky Sports.

“Nëse [Alexis] Sanchez mund të luajë mirë dhe ne kemi Mesut Ozilin që mund të asistojë, atëherë ju mund të keni një sulmues që mund të realizojë në ato momente – ndoshta edhe N’Golo Kanten, ne kemi shumë emra që mund t’i transferojmë”.

2782522_heroa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img