16,04,2024

Helmut Kohl kundër Angela Merkel: kriza e refugjatëve nuk zgjidhet në Evropë!

Must Read

kohl-kritik-merkel

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, vlerësoi se Evropa nuk mund të bëhet një atdhe i dytë për refugjatët dhe kritikoi, pa e përmendur, politikën e Angela Merkel mbi këtë çështje, në një parathënie të shkruar për një libër të ri të Kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

I cituar nga gazeta “Tagesspiegel” ky tekst që hap vëllimin hungarez të librit të tij të fundit “Për hir të Evropës”, vlerëson se “zgjidhja ndaj krizës migratore nuk është në Evropë por në rajonet e prekura”.

“Evropa nuk mund të bëhet një atdhe i ri për miliona persona që janë në emergjencë në të gjithë botën”, gjykoi ish-kancelari që do të takohet të martën me Viktor Orbán , kryeminisri hungarez dhe kundërshtar i fuqishëm i politikës së refugjatëve të të Angela Merkelit.

Pa e përmendur, Kohl kritikon, sipas gazetës, vendimin e marrë nga kancelarja vjeshtën e kaluar për pritjen e migrantëve në Gjermani. Kritika e Kohl ndaj politikës së Angela Merkelit ka bërë jehonë të madhe në Gjermani dhe Evropë./Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img