24,04,2024

Havolli: Biden do flas për temat aktuale politike

Must Read

Sokol Havolli, këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vizitën e tij në Kosovë do të flas për tema aktuale politike në vend.

Havolli, i pyetur se a do ta trajtojë Joe Biden çështjen e Demarkacionit, pohoi se temat aktuale sigurisht se do të jenë pjesë e bisedimeve.

“Sigurisht që zotëri Biden do të flas për tema aktuale politike, por tani nuk mund të them saktësisht se cilat janë ato”, ka thënë Havolli në Klan Kosova.

Ai, duke komentuar ardhjen e Biden në Kosovë, ka thënë se me këtë vizitë rikonfirmohet fuqishëm mbështetja amerikane për kosovarët.

“Një lajm shumë i mirë vizita e Biden në Kosovë. Vizita të tilla e rikonfirmojnë shumë fuqëishëm se SHBA-të janë përkrahës të jashtëzakonshëm të Republikës së Kosovës. Prandaj jemi të lumtur për këtë vizitë”.

Havolli ka pohuar se është i bindur se njeriu i dytë i SHBA-ve edhe njëherë do të tregojë se amerikanët përkrahin këtë model të tanishëm të Demarkacionit.

“Shtetet e Bashkuara kanë treguar se shënjimi i vijës kufitarë është bërë në mënyrë të rregullt dhe presim konfirmim edhe nga zëvendëspresidenti”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img