26,04,2024

Hava Kurti Krasniqi: Sa kemi mjekësi humanitare?

Must Read

E dëgjova një ditë në lajme se kujt po i thoshte z.Kadri Veseli : » pse po njellni keq …sa njelllni keq,njellni mirë « më vonë e lexova në media : z.Veseli ulë pagat politikajve dhe rrit pagat e puntorëve të mjekësisë dhe mësuesve. 

Eshtë e bukur kur një udhëheqës i vendit flijohet duke filluar nga vetja. Por z.Veseli : shkoni e shikoni se a ndjellin mjekët mirë a keq ..pastaj mendoni se: a e meritojnë apo jo ndonjë lekë ?!

Mjekët duhej të zvoglonin rrogat e tyre për të ndihmuar zhvillimin e spitaleve.

Dhe ju lutem për hir të ruajtjes së humanitetit të mjekësisë: vëne ligjin për ndalimin e prognozave,sepse,e para: humbjen e shpresës se kemi në kulturë dhe tjetra është se po të donte zoti do lindnim me datën e vdekjes si tatu.

Por edhe mbrojtja e të dhënave duhet ligjësuar sepse është obligimi më moral që nëpër spitalet tona shkelet në çdo hap.

Spitali është institucioni më i ndieshëm i një shteti,dhe duhet të jetë shtëpia më e besueshme dhe më e rehatueshme. Ata që jetojnë në mërgim e dinë se kur ecim spitaleve të huaja na duket sikurse po ecim në funeralin e vehtes.Të huaj pra e të vetëm,por si pacient na bëjnë të ndihemi mbretër.

Kur shkova në QKUK në Prishtinë,koridoret e pastra e plot njerëz,të gjithë flisnin shqip me njëri tjetrin,thash me vehte: atdheu të shton jetën.

Por kur fillova të dëgjoj bisedat e tyre e kuptova se diçka nuk ishte në rregull: shumë pesimizëm në bisedat e tyre. Pacienti dhe familjarët para mjekut ma kujtonin: raportin gjykatës dhe i pandehur në kohën e gazepit.Kjo sjellje e mjekve po vriste identitetin dhe dinjitetin!!!

Para se të hyja te motra më thanë nga stafi i mjekëve: kujdes se ajo dëgjon! Hyra dhe e pashë motrën në gjendje të keqe,dita e tretë e saj në spital: buzët shkrumb, xhemperi i lesht i pazdeshur,kur ma dëgjoi zërin pati emocione shumë. Pashë se stafi i intenzivës në neurologji ishin parespekt e më ngjanin me kompaninë e xhelatëve,dhe vërejta se: pesimizmi vinte nga goja e tyre dhe vriste familjarë e pacientë.

Të nesërmen isha afër motrës kur dëgjova një zë mprapa shpine,ishte një mjeke,as nuk ma zgjati dorën,vec më tha,duke u drejtuar kah motra ime: e ka gjendjen e keqe. Jo aq të keqe i thash,i di unë të gjitha. Dhe i bëra me shenjë te largohemi deri në koridor,e ajo më tha- përse të largohemi,kjo nuk dëgjon asgjë (një ditë më parë më thanë se dëgjon)….ahere unë ika prej saj që ajo të mos fliste para motrës së sëmurë.

Doli dikur edhe ajo e më tha : nga incizimi i kokës shihen tri hijezime,i thash: para rrezatimit i ka patur : 12 hijezime. Pse kur ka bërë rrezatim?më pyeti Ju duhet ta dini i thash,u kemi dhënë të gjitha letrat. Nuk na bën edhe rezonanca më tha,ka disa ditë që është prishur. Prisja me familje koridoreve e restoraneve.

Me sytë e mi në mjegullën e duhanit të restoraneve kam parë mjek që mirrnin ryshfet. Familjarët për të hyrë në vizita më shpesh u blenin mjekëve diçka,ata na shikonin duart e ne atyre sytë.Një natë derisa po prisja të takoja mjeken në koridor, po më shkruante një mike kineze:ne dikur në Kinë kemi patur një ligj,për çdo pacient që vdes,mjeku i vet ishte i detyruar një fanar të ndez në oborrin e vet,dhe sa më shumë fanar para shtëpisë së mjekut aq më e errët bëhej karriera e tij. Ishte ftoht dhe terr,nxemjet nuk punonin dhe përnjëherë mu duk se e pashë tërë Kosovë në drita fanarësh!

Tmerr!

Tani unë kam disa pyetje mjekët e tillë?

1.Pse nuk përshëndetni me respekt pacientët e familjarët ?

2.Pse u duket vetja perandor? ju keni një profesion shumë human,që më së shumti ngjanë me profesionin e pastruesit,pastruesi e pastron nevojtoren,ndërsa ju pastroni njeriun,bile shpesh u pastroni pacientëve edhe nevojën; dhe ju lumtë atyre që e bëjnë këtë detyrë me përkushtim.

3.A e lejon mjekësia që mjekja të ketë flokët e lëshuara,bizhuteri në qafë e në duar,dhe grimin në faqe sa një palaço? ku mbeti etika hipokrate? ku mbeti kujdesja adekuate?

4.Në kohën kur mjeksia nëpër botë ka filluar të zbuloj se sëmundjet shërohen individualisht,pra edhe kur diagnoza dhe terapia janë të njejta,disa pacientë nuk shërohen por disa shërohen, atëherë pse mjekët e Kosovës u japin prognoza pacientëve kur ata janë të lodhur,përse i vrisni më shumë?

5.Të pyes ty mjek/e,ty infermier/e e gjithë të tjerëve që punoni në shëndetësi : po të ishte fëmija yt i sëmurë,apo familjari yt, a do ti thoje fëmijës tënd, apo familjarit tënd: nuk mundë të jetosh,ky është fundi, trego doktor,fol infermier,a do ti thoje njeriun tënd kështu?Sepse pacientëve ua thoshit prognozat e vdekjes me buzëqeshje e gati me zë të hareshëm.Ju pafsha shpresëhumbur për veten tuaj, atë që po shkaktoni tek pacientët e perjetofshi në zemrat tuaja.

6.Pse nuk telefononi që të pyesni për pacientët pasi të lirohen nga spitali,a nuk keni fare ndjenja,ku mbeti humaniteti?

7.Pse ia shitet shpirtin djallit? Pse jepni barna që i merrni falas duke zbrazur depot e mykura turke të shekullit të kaluar?

8.Pse nuk jepni udhëzimet për shërim jashtë shtetit? Kam përcjell z.Adnan Hyseni kur u ankua për të vëllanë,ai tha se nuk i japin udhëzimet për shërim jasht shteti sepse ruajnë kështu «profesionalizmin» e tyre,e unë po them se ata fondin e pacientëve e ruajnë për vetvete.

9.A keni qetësi ju që vrisni njerëz sepse nuk lexoni dhe jeni dembel e nuk punoni ?

10.A e dini se njeriu duhet të vdes i rrethuar me dashuri e me shpresë e jo i injoruar e i lënduar deri në trishtim. Deri kur ky terr o xhahila, o paçavure që rjepni popullin e vrisni më zi se armiqt,po kush djallin jeni ju që na qoni në zgrip ?

Mjekët në QKUK e vranë motrën time sepse ata ishin më të rrezikshëm se sëmundja e saj.Ajo një vit më parë pati bërë në Zvicër incizim nuklear dhe doli mirë,por në maj 2018 mjekët në QKUK i dhanë diagnozën « metastaza në tru » pa i bërë fare biopsi sepse mjeku i paditur është krimineli më i zi.As spitali turk nuk i ka bërë biopsi, as nuk e operuan në Prishtinë,as nuk na ndihmuan materialisht kur e dërguam në Turqi?

Mos harroni o mjekë se lotët nuk janë shi,ju vrafshin lotët e gjithë familjarëve e fëmijëve që po i leni jetim.

P.S Autorja eshte Presidente e shoqatës shqiptaro zvicerane : Familja integruar/Integrierte Familie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img