23,04,2024

Hava Kurti Krasniqi mallkon mjekët e QKUK-së: Zoti i ndëshkoftë juve krijesa mantelbardha me shpirtat fut të zinjë

Must Read

I nderuar z.Uran Ismaili mëkati nuk u ndal as këtij dimri!
Nga QKUK nga Neurogjia intenzive doli e vdekur dje motra ime 46 vjeçare nga mospërkujdesja e mjekëve.
Nuk vdiç nga kanceri por pa asnjë familjarë afėr, nga tmerri
Vitin 2009 motra ime u diagnostifikua me melanom.Mjekët i preferuan një terapi dhe rrezatim.Terapin e dërgoja nga Zvicra ndërsa rrezatimi nuk funksiononte në QKUK. Shkonte e priste nga dy tri ditë kot së koti.
Pas disa viteve sërish pasuan disa operacione. Njëher bile i patën thënë në QKUK duhet edhe dy operacione prandaj e mora në Zvicër dhe nga analizat në Spitalin e Kantonit Aarau rezultoi se nuk kishte nevojë për operacione.
Vitin e kaluar bëri gjitha inqizimet e medicinës nukleare në Zvicër dhe treguan shumë mirë.
Këtë vit në prill kishte një gjëndër në faqe,e hoqi në Prishtinë dhe sipas mjekut ishte lypomë e padëmshme.
Dy muaj më vonë kishte dhembje në kokë.
Mjekët në Ferizaj i thonin diabet,e dikur vonë i dhanë diagnozën metastaza melanome pa biopsi ,me pamundësi operimi.
Doli nga spitali pa asnjë këshillë se ku e si.
Dhe kur njeriu ska kah ia mbanë e pyet googlen. Aty gjetëm rrezatimet e llojit gama knife. Pyeta spitalin amerikan në Tirane a keni gama knife, asistentja e dr Pretelës nuk dinte çka është gama knife.
Mjerim i thash,mjerim,jo që skeni aparaturë por që nuk keni dije.
E gjetëm gama knife në Turqi,atje i bënë rrezatim në tërë kokën pa biopsi .Në ofertë shkruante se rrezatimi bëhet në spitalin e vendosjes por atje motra kishte udhëtuar çdo ditë ka tre orë për rrezatim.
Pas një muaji u kthye nga Stambolli dhe prej atëher u bënë pesë muaj pa lëvizur e me dhembje tejet të mëdha.
Nga një gjumë i thellë përfundoi para dhjet dite në QKUK Neurologji Intenzivë.
Kur hyja ta vizitoja tmerrohesha nga fjalët që dëgjoja. “Këtij si zgjatë as dy ditë,vdes ky”,”kjo e ka arritur shkallën e fundit,ska jetë më”,”ky vdiç a”,”ky nuk ish taman”
“A ishe moj në festë”,”A e bane moj cd e kanagjegjit”
Kështu flisnin e askush nuk i ofronte dashuri apo një prekje balli pacientit.
Një cm i ishte bërë motrës shkrumi mbi buzë e më duhet ti përbeja në zot që tia lyenin buzët me kremën që e bleva.
Sa hyra hyja në dhomë ia gjeja aparatet e oksigjenit pas koke.
Kam parë edhe një infermier të mirë quhej Izet dhe vraponte nga pacienti në pacient,duke u falur vullnet.
Asnjë medicinë nuk jep siguri se nuk dëgjon pacienti në komë por kta flisnin me prognoza të këqija duke tmerruar pacientët e gjorë.
Me start mjekja përgjegjëse më ka thënë se rezonanca nuk na punon.
Dy dite me radhë motra kishte frymarrje me panikë të madhe.Sikur kur ikë nga llava e ujqve.Kjo frymarrje ishte pa u ndal dhe mjekėt nuk e vrenin.
E pyeta një mjeke në Zvicër e ajo më tha duhet urgjent pneumologu.
Ai e konstaton shpejt dhe i jep një ilaç.
Mjeku në QKUK tha nesër e thërrasim pneumologun në mëngjes.
Në ora 12 vdiç motra pa e parë askush nga familja.
Këtë gjest se bën nëpër botë askush por në intenzivë kanë krijuar një ferr pa turp.
Kur e pyeta një ditë mjekun në shkallë: si është motra?
Analizat keq,më tha
I keni bërë analiza, e pyeta
Jo tha, nesër ia bëjmë
E pse thash po më thoni kështu
“Hajt mos ta nin” mtha doktori përgjegjės
dhe eci shkallëve pa pikën e ndërgjegjjes.
Unë kisha siguruar një imuntherapi në Gjermani por motra vdiç nga pakujdesia e nga tmerri,e jo nga kanceri.
Zoti i ndëshkoftë jam lutur mijëra herë
Nuk di si flejnë ato krijesa mantelbardha me shpirtat fut të zezë.
Zoti ju vraft (mallkim nga fëmijët e motrës së ndjerë)
Hava Kurti Krasniqi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img