25,04,2024

Hashim Thaçi do të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë?!

Must Read

Kosovo's Foreign Minister Hashim Thaci  in Montenegro

Mënyra se si kryeministri i vendit, Isa Mustafa nuk arriti ashtu si duhet të menaxhoj çështjen e bisedimeve me Serbinë, ka bërë që në qarqet ndërkombëtare të diskutohet opsioni që në këtë proces të ndjeshëm të inkuadrohet edhe presidenti i ri i vendit, Hashim Thaçi.

“Mënyra se si opozita kundërshtoi marrëveshjet e arritura nga Qeveria dhe protestat e vazhdueshme kundër atyre marrëveshjeve si dhe krijimi i një ambienti të një klime tensionuese në skenën politike, e kanë zbehur fuqinë e kryeministrit Isa Mustafa para ndërkombëtarëve. Duke e parë që shumë shpesh ky proces është zvarritur dhe ka pasur reagime shumë të ashpra, po mendohet opsioni që edhe presidenti Hashim Thaçi të jetë në këto bisedime”, kanë thënë burime ndërkombëtare për Gazetën Blic.

Sipas këtyre burimeve, po diskutohet që ndoshta të gjendet ndonjë modalitet, ku do të përfshihej edhe Hashim Thaçi në bisedime, në mënyrë që të mund të menaxhohet më lehtë procesi dhe situatat e kundërshtimeve të fuqishme të këyre bisedimeve.

“Gjatë kohës sa Thaçi i drejtonte këto bisedime, nuk kishte kundërshtime të atilla, sikurse ndodhi me Isa Mustafën. Kjo është arsyeja kryesore pse po mendohet që Thaçi të jetë pjesë e bisedimev”, thotë ndër të tjera ky burim.

Në anën tjetër, vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka kërkuar që të dinamizohet dialogu me Serbinë. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se dialogu është alternative e vetme.

“Tre vite më parë nisëm një kapitull të ri të komunikimit dhe bashkëpunimit në rajon. Pas një shekulli konflikt, arritëm marrëveshjen e parë paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila synon normalizimin e marrëdhënieve dhe në fund pajtimin mes dy popujve dhe dy shteteve, me udhëheqjen e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së. Nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi më i mirë për shtetin tonë dhe popujt e rajonit”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, ndonëse i kemi kthyer sytë nga e ardhmja më e mirë për popullin dhe shtetin, ne asnjëherë s’do të harrojmë sakrificën nëpër të cilën kemi kaluar. Për t’u siguruar që e ardhmja jonë nuk do të kërcënohet nga e kaluara, duhet që normalizimi dhe pajtimi të ndërtohen mbi drejtësi për të gjitha viktimat dhe të zbardhet fati i të pagjeturve.

“Është koha që dialogu të bëhet më dinamik, të rritet efikasiteti në implementim dhe të kalojmë nga procesi i normalizimit të raporteve në pajtim mes shteteve dhe popujve. Dialogu, normalizimi dhe pajtimi mes shteteve dhe popujve nuk ka alternativë”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, Hashim Thaçi ishte pjesë e negociatave edhe gjatë kohës sa ato i udhëhoqi kryeministri i vendit Isa Mustafa./ Gazeta Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img