24,04,2024

Hasan Hetemi zgjedhet kryetar i Shoqatës së Bjeshkatarëve Alpinist “Lybeteni” në Ferizaj

Must Read

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” nga Ferizaj (SHBA Lybeteni) ka mbajtur Kunvendin e Punës për vitin 2018. Në mesin e pikave të rendit të ditës ka shqyrtuar : Raportin për vitin 2018, Plotësimi dhe ndryshimi i kryesisë së Shba Lybeteni dhe Kalendari për vitin 2019.

 Kuvendi është  mbajtur në një atmosfer të mirë dhe njëzërit të gjithë delegatët e pranishëm votuan pro rendit të ditës dhe ndryshimeve në klub. Numri i delegatëve të pranishëm në këtë kuvend ishte 27.

Në këtë kuvend është zgjedhur kryetari i ri i Shba Lybetenit z.Hasan Hetemi, sekretari Artan Ismajli dhe janë plotësuar 4 vende të kryesisë së Shba Lybeteni Kryesia e plotësuar SHBA Lybeteni është:

1. Hasan Hetemi – kryetar

2. Skender Ademi – nënkryetar

3. Remzi Shabani

4. Merita Xhemajli

5. Shpend Ymeri

6. Jeton Hoxha

7. Besjana Emini

8. Driton Ismani

9. Mentor Musliu

 Ndërsa sekretar i SHBA Lybeteni është zgjedhur Artan Ismajli.

Në këtë kuvend gjithashtu Besnik Reka është votuar që të jetë anëtar në Këshillin Mbikqyrës të Shba Lybeteni dhe njëherit është shpallur anëtar nderi i Shba Lybeteni.

 Vendim tjetër që u miratua nga delegatët në këtë kuvend ishte edhe fillimi i anëtarsisë me pagesë vjetore e cila do të jetë 10 Euro dhe do fillojë nga viti 2019 (deri sot anëtarsia te Shba Lybeteni ka qenë gratis).

 Kuvendi gjithashtu ka zgjedhur guidat apo udhërrëfyesit e organizimeve ku udhëheqës i guidave do të jetë Bekim Fazliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img