27,04,2024

Harrohet shtëpia e lirisë

Must Read

Të gjitha rrugët çonin te shtëpia e Hyzri Beqirit-Varoshit. Të gjitha institucionet paralele në vitet nëntëdhjetë në Ferizaj po iu shërbenin nën të njëjtin kulm qytetarëve, që pushteti serb ua kishte mbyllur të gjitha dyert. Te shtëpia e tij po luftohej me të gjitha mjetet paqësore regjimi i prirë prej Slobodan Milosheviqit. Prej aty ndihmohej edhe rezistenca e armatosur në male.

E hapur për të gjithë ishte dera e të zotit të shtëpisë. Kjo ishte arsyeja pse dhjetëra herë ia thyen dyert forcat speciale natën e ditën. Në fund i vendosën dhjetëra kilogramë eksplozivë dhe rrafshuan pjesën më të madhe të saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Forca e misionit

Megjithatë, anëtarët e familjes Beqiri – që shumëkush mendon se kanë mbiemrin Varoshi, emri i fshatit prej nga kanë prejardhjen – nuk u dorëzuan me gjithë keqtrajtimet sistematike. Policët nuk e kishin kursyer nga keqtrajtimi as Xhenitën, atëherë tetëmuajshe. Hyzri Varoshi e familja e tij nuk hoqën asnjëherë dorë prej misionit të tyre… (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img