Editorial

Harresa e kohës në emër të pushtetit e të bashkqeverisjes


Sa jo parimor janë politikanët në vendin tonë.

Imagjinojeni sikur këto zhvillime politike të ndodhnin nëpër vendet e Bashkimit Evropian, ku lulëzon demokracia, ku është e ndarë e mira me të keqën, e bardha nga e zeza?.

Për afër katër vite, subjekti VV, me metodologjin e tyre për të ardhur në pushtet, nuk kursyen asnjë subjekt politikë, duke i mveshur të pabëra (deri më sot të pa argumentuara), për ta mashtruar opinionin e vendit, se Kosova nuk po shkon rrugës së zhvillimit normalë.

Si duket ky subjekt politik ka probleme me harresën, nuk ju kujtohet se çka shpalosën dje, e pa fije turpi kërkojnë bashkpunim sot. Kjo sëmundje harrese e shfaqur kohëve të fundit në mesin e partisë VV, dhashtë zoti e mos i prekt të gjitha partit politike, se ka për të na marrë pusi!

70 dosjet e famshme të dorzuara në Prokurori nga VV-ja, e sipas tyre të ngrira nga njerzit që kanë kapur shtetin, si duket po zbehen, e ndoshta do të zhdukën të tërat, për të vetmin qëllim, për të ardhur në pushtet.

Kjo është politikbërja e VV-së dhe fytyra e saj!

A do të ketë forcë VV-ja të del para opinionit, për ta plotësuar kushtin e Isa Mustafës (me të drejt), mbi akuzat e bëra apo të shpifura nga këta politikanë?

A do të mundët LDK-ja ta tërheq kushtin e vënë ndaj VV-së, për ti realizuar synimet e tyre opurtuniste, në këmbim të zhdukjës së këtyre dosjeve të famshme (të supozuara)?

Kjo është Kosova jonë, kjo është politikbërja e ,,intelektualve” tanë!

Zhvillime interesante e presin vendin tonë, me një varfëri të dukshme, me numër të papunëve e normë, me kërcënime e shantazhe, me politikan me sëmundje mendore, me gazetarë të shitur, me opinionist politikë të partive politike, me një shoqëri civile e cila vrapon pas interesave partiake të subjekteve të ndryshme, me një arsim të ulët, me një shëndetësi të katandisur, kjo është Kosova jonë!

,,Eu Kosovë kurr s’tu da gazepi”?

MA:Nexhat Shahini

(Magjistër i Historisë)

To Top