26,04,2024

Haradinaj: Propaganda kundër personalitetit tim e ka selinë në Moskë

Must Read
Ramush Haradinaj

Haradinaj ka deklaruar se kjo storje e prodhuar nga aleancat e krimit në Beograd dhe Prishtinë në stilin “science fiction”, nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit, shkruan lajmi.net

“Këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë”, deklaron Haradinaj.

“Këtë herë nuk më ndalin dot”, përfundon ai.

Reagimi i plotë:

Aleancat e krimit në Beograd e në Prishtinë, qenkan aktivizuar sërish në sulme kundër përsonalitetit tim, familjes sime dhe organizatës politike që e drejtoj. Këtë herë në stilin “science fiction”, duke prodhuar storje per tregëti armësh të përmasave të mëdha, ku unë qenkam bosi.

Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë. Edhe tani po ndodh e njejta gjë, por kësaj radhe, propaganda e tyre është aq e tejdukshme, sa që ata vet do të jenë viktima të saj.

Këtë herë nuk më ndalin dot!

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img