20,04,2024

Haradinaj për mësimdhënësit: Është e dhimbshme që do iu shkojë e gjithë vera duke i kompensu orët

Must Read

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka folur përsëri për grevën e mësimdhënësve.

Lidhur me ofertën për rritje të pagave për mësimdhënësit me 10 për qind, Haradinaj ka thënë se Qeveria e ka kryer atë që ka mundur, shkruan Insajderi.

“Ne e kemi kry atë që një qeveri mundet me e kry, atë që s’kanë shpresu as ata (mësimdhënësit) që mundet me u kry”, ka thënë Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se mësimdhënësve dhe nxënësve do iu shkojë e gjithë vera duke i kompensuar orët e humbura.

“Eshtë e dhimbshme që do iu shkojë e gjithë vera duke i kompensu orët”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se orët e humbura nuk guxojnë të lihen të pakompensuara.

“Orët nuk guxojmë me i lanë të pakompensuara… Nuk kam më shume çka bëj. E verteta është që fëmijët tanë dhe fëmijët e arsimtarëve janë duke pësu”, ka deklaruar mes tjerash Haradinaj.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img