03,07,2025

Haradinaj pas deklaratave të Kocijancic për Trepçën: BE-së i ka humbur rruga në oborr

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka konsideruar si të papranueshme deklaratat e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kociajncic për statutin e Trepçës.

Haradinaj ka thënë se reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr.

Ky reagim ka ardhur pas deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë – Serbi.

Kreu i ekzekutivit është shprehur se një gjë e tillë dëmton sovranitetin e shtetit të Kosovës, duke shtuar se Trepça nuk është çështje e hapur./Indeksonline/

Postimi i plotë i Haradinajt:

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img