Lajme

Haradinaj: Nuk do të mbyllen universitetet publike


Publikuar më:


28.01.2018.
Ramush Haradinaj është tërhequr pak nga ideja e mbylljes së universiteteve publike. Ka thënë se askush s’ka të drejtë të mbyllë universitete. Ka shpjeguar se krejt ideja e Qeverisë është ngritja e cilësisë por jo mbyllja e universiteteve. Në anën tjetër,Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka paralajmëruar se do të mbesin vetëm dy universitete publike.
Ramush Haradinaj ka dalë kundër idesë së Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili po paralajmëron degradimin e universiteteve publike dhe lënien e vetëm dy universiteteve publike në tërë Kosovën e jo shtatë sa janë tash.

Por, Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se as që bëhet fjalë për mbyllje të universiteteve. Ka thënë se çdo deklarim që bëhet ka për qëllim ngritjen e cilësisë por assesi mbylljen e universiteteve.

“Ka pasë shumë deklarime rreth këtyre universiteteve. Unë ju siguroj se të gjitha universitete publike në Kosovë të ardhmen e kanë të garantuar. Nuk është fare në pikëpyetje ekzistenca e tyre”, ka thënë Haradinaj,në Gjilan, shkruan Express.

“|Nuk ka asnjë ide të kësaj natyre në Qeveri. Dhe, nuk e kemi atë të drejtë”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka formuar një grup punues i cili pritet të dalë me një rekomandim javëve në vazhdim. Por, Shefi i MASHT’it ka thënë se në Kosovë do të mbesin vetëm dy universitete publike në Kosovë.

“Këto universitete mund të jenë dy universitete në tërë Kosovën, të tjerat si kampuse apo degë të universiteteve por gjithmonë duke i rishikuar programet aktuale që ekzistojnë, nuk do të ketë asnjë ndërprerje të programit të studentëve aktualë”, kishte thënë Bytyqi.

Aktualisht, në Kosovë janë shtatë universitete publike dhe funksionojnë bazuar në vendimet e marra viteve të kaluara nga Qeveria e Hashim Thaçit dhe ajo e Isa Mustafës.

Prishtina, Peja, Gjilani, Ferizaj, Prizreni, Gjakova e Mitrovica janë qytete universitare në Kosovë.

Shfrytëzimi i materialeve të ferizajpress.com nga ndonjë website ose medium tjetër, pa e cekur burimin e materialit, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar.

Redaksia| Tel: +383 44 733 733
E-mail: redaksia@ferizajpress.com

Marketing| Tel: +383 49 806 106
E-mail: marketing@ferizajpress.com

Facebook

To Top