25,04,2024

Haradinaj: Jemi në fazën finale të liberalizimit të vizave

Must Read

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë për Sundim të Ligjit, me ç’rast ka bërë të ditur se aty është shqyrtuar pako e ligjeve antikorrupsion dhe rastet e shënjestruara.

“Kosova tashmë është në një fazë ku duhet t’i intensifikojë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim dhe jemi në fazën finale të liberalizimit të vizave. Zhvillimi ekonomik, si fokus qeveritar për vitin 2019, është i lidhur ngushtë me sundimin e ligjit dhe ndjekjen e veprave penale që pengojnë këtë zhvillim. Kosova ka hapur dyert për investitorë të huaj dhe ka avancuar në garantimin e sigurisë së kapitalit të tyre. Kemi forcuar Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund ai ka thënë se të gjitha këto investime si adresë e kanë shtetin dhe nuk do të lejojnë pengesa korruptive.

Sipas tij, Kosova ka kapacitete dhe guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse dhe do të ndërmarrë çdo veprim që askush të mos jetë mbi ligjin. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img