28,03,2024

Haradinaj: Isa Mustafa qesharak, Erdoganin mund ta kem mik por vëlla jo

Must Read

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur për Demarakcionin me Malin e Zi, tha se Demarkacioni nuk është kusht për liberalizimin e vizave ngase pa liberalizim qytetarët e Kosovës i la Qeveria e korruptua.

‘’Isa Mustafa ka kohë për me i ndryshu deklaratat. Kosovaret pa liberalizim i la Qeveria e korruptuar që është e zhytyr në krim, dhe pastaj sjellin kushte shtesë si rasti i Demarkacionit. Për me dashtë më i sigurua vizat, këta munden menjëherë me marr vendim. Nuk e kuptoj çfarë po bëjnë. Janë disa veprime për me gjet një version tri, duhet me krijuar komision tri qeveritar me i largu këta’’, ka thënë Haradinaj në Info Magazinë në Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se sa i përket takimit me Nuland, dihet qëndrimi i tyre për Demarkacion e Asociacion.

‘’Unë nuk jam ftuar nga Nuland ngase temë ka qenë korrupsioni, ky ka qenë fokusimi dhe ka biseduar me palën e vet, sikur ndoshta ajo te kish pas ne agjendë votimin për një version të Demarkacionit normal që edhe unë do t’kisha qenë i ftuar”, u shpreh Haradinaj.

Ai ka shtuar se qëndrojnë prapa kundërshtimit deri tash, prapa protestave prapa peticionit.

‘’Demarkacioni e dëmton Kosovën, Asociacioni e dëmton kushtetutshmërinë, Demarkacioni e kthen rolin e Serbisë në Kosovë”, tha Haradinaj.

I pari i AAK-së akuzoi kryeministrin Mustafa për mos seriozitet të tij ndaj popullit në lidhje me punën dhe detyrat që i janë besuar.

‘’Nuk është detyrë e imja të komentoj deklaratën e Isa Mustafës, ai është qesharak dhe i paqartë. Këtë qeverisje të tillë korruptive nuk e mendoj më serioze. Ai po tallet me popullin tim, jo me mua por edhe me popullin e tij. Kjo temë nuk kalon, këta duhet ta dinë, kjo ska të bëjë me Demarkacion, ka të bëjë me territor’’, theksoi Haradinaj.

Ai ka folur edhe për grusht-shtetin e dështuar të së premtes në Turqi, i cili tha se Kosova e konsideron Turqinë alet dhe ka interes për bashkëpunim me këtë vend.

“Ne jemi të interesuar me e mbajt këtë bashkëpunim me Turqin”. Ndërsa i pyetur nëse e quan vëlla, Erdoganin, Haradinaj tha jo.

“Jo nuk e kam vëlla. Unë jam shqiptar, mund ta kem mik dhe partner por vëlla jo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img