16,04,2024

Haradinaj ia ripërsërit Daçiqit: Ndarja etnike çon në tragjedi

Must Read
Kryeministri Ramush Haradinaj përsërit qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve, ndërsa e quan të palogjikshme ndarjen në vija etnike.

Në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Haradinaj iu përgjigj kërkesës publike të kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, që serbët dhe shqiptarët të ndajnë kufijtë sipas etnisë.

Haradinaj thotë se ka qëndrim të njëjtë rreth idesë së korrigjimit të kufijve, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, është e pakuptueshme dhe e palogjikshme që shtetet të ndahen me baza etnike, dhe kjo, sipas shefit të ekzekutivit do të sillte tragjedi.

“Qëndrimi i Daçiqit nuk është i ri. E ka pas në vazhdimësi e ka konfirmuar edhe një herë se është qëndrim zyrtar i Serbisë, ndarja etnike. Ndarja etnike ka krijuar tragjedi në Ballkan. Janë me rrezik këto deklarime. Ndarja me vija etnike është e pamundur dhe e pakuptimtë në nivel politik”, tha Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img