28,03,2024

Haradinaj i përgjigjet Vulinit: Historia e shqiptarëve është më e vjetra në Ballkan

Must Read

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas një deklarate të bërë dje në rrjetin Facebook, ka ngritur reagime të mëdha tek zyrtarët serb.

Haradinaj dje ka propozuar që institucionet e Kosovës ta ngrisin një memorial për shqiptarët e vrarë në Betejën e Kosovës në vitin 1389.

Lidhur me këtë propozim sot ka reaguar ministri i Punës, Çështjeve sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se “Disa shqiptarë dëshirojnë që ta ndryshojnë historinë serbe”.

Me këtë rast Haradinaj është përgjigjur duke thënë se historia shqiptare është shumë më e vjetër se krejt historitë e Ballkanit.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Pas propozimit tim të djeshëm që institucionet e Republikës së Kosovës ta ngrisin një memorial për shqiptarët e vrarë në Betejën e Kosovës, ka pasur disa reagime, sa emocionale aq diletanteske, prej asaj se unë i jam vënë në mbështetje “Car Llazarit” e deri te ajo se po provoj ta ndryshoj historinë e serbëve!

U përgjigjem të gjithë këtyre zërave, se unë nuk po merrem as me lavdinë e as me historinë e të tjerëve. Po kërkoj një lapidar ose memorial, ku do të kujtoheshin të gjithë ata shqiptarë, e që nuk janë pak, që ranë në Betejën e Kosovës, sepse edhe historia edhe lavdia u përket atyre, dhe mitet nuk mund t’i ndryshojnë faktet historike.

Sa u përket zërave se unë po provoj ta ndryshojë historinë serbe, i siguroj ata se historia shqiptare, është shumë më e vjetër se krejt historitë e Ballkanit! Kanë qenë vet historianët serbë që e kanë falsifikuar historinë e tyre, por kjo është punë e tyre dhe jo imja.

Historianët serbë e dijnë mirë se në Betejën e Kosovës kanë marrë pjesë ushtritë e princave shqiptarë dhe është mirë që për këtë t’i mësojnë edhe politikanët e padijshëm të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img