24,04,2024

Haradinaj i kundërpërgjigjet qeverisë: Kam thënë shkurt e shqip që s’flas dhe s’lexoj serbisht!

Must Read
Daut Haradinaj

“Qeveria e Kosovës paska gjetur kohë të merret me një deklaratë timen së cilës i kam bashkangjitur materiale nga pikëshikimi malazez për pikën kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Aty kam thënë shkurt e shqip që s’e flas as s’e lexoj serbishten- nga e cila jemi LIRUAR njëherë e përgjithmonë si obligim dhe masë ndëshkimi e robërie”, thotë Haradinaj, duke shtuar se edhe materiali në fjalë mund të shërbejë si pikë për bisedime.

Sipas tij, ata kurrë s’kanë thënë që s’janë për diskutim, për biseda, për gjetje të harmonisë gjithëkombëtare për këtë problem kaq të ndjeshëm.

“Por zelli me të cilin Qeveria provon ta sheh veten të vërtetuar tregon shpirtngushtësinë dhe para së gjithash dështimin e saj në bërjen e votave për këtë projekt të saj i cili tashmë ka dështuar. Pasi ta ketë pranuar këtë fakt Qeveria do të bënte mirë të bëjë edhe një komunikatë: atë te marrëveshjes se Presidentes me Qeverinë e Malit të Zi për hapjen e pikës kufitare në Çakorr”, shkruan Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Në fund, Haradinaj është i bindur se ka pasur dhe ka konsensus për ta kundërshtuar këtë formë të marrëveshjes që Kosovën, sipas tij, e dëmton me mbi 8 mijë hektarë tokë. /Lajmi.net/

Qeveria: Haradinaj konfirmoi se pronat në Bjelluhë dhe Çakorr kanë qenë dhe janë në Mal të Zi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img