26,04,2024

Haradinaj e nderon kolonelin e KFOR’it amerikan me prejardhje serbe

Must Read

Kryeministri Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së komandantit të KFOR-it amerikan, Kolonel Nick Ducich te kolonel Roy J. Macaraeg, e cila u mbajt në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel”. Haradinaj e nderoi Ducichin me “Hartën e Artë të Kosovës”, ndërsa koloneli tha se ndihet i nderuar që shërbeu në Kosovë.

Haradinaj ka vlerësuar punën e deritashme të Kolonelit Ducich, i cili ka prejardhje serbe, dhe të ushtarëve amerikanë në ofrimin e sigurisë dhe të stabilitetit për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Më tej, Kryeministri Haradinaj duke vlerësuar lart kontributin e ushtarëve amerikanë dhe të Kampit ‘Bondsteel’, tha se ky kamp është garantues i sigurisë dhe paqes për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj, dhe për rolin dhe shërbimin e tij në Kosovë e ka nderuar kolonelin Ducich me “Hartën e Artë të Kosovës”.

Ndërkaq, komandanti i kampit “Bondsteel”, kolonel Nick Ducich, tha se ka qenë i nderuar që ka shërbyer në mision në Kosovë, duke dhënë më të mirën.

“Ka qenë nder për mua të shërbej për njerëzit e Kosovës”, ka thënë në fjalën e tij Ducich.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img