25,04,2024

Haradinaj e Kurti ishin të bindur se Thaçi nuk do të bëhej president

Must Read

albin-kurti-ramush-haradinaj

Shumë muaj më parë, qysh prej se filloi të përmendej mundësia e zgjedhjes së Hashim Thaçit president, filluan kundërshtime dhe mospajtime të shumta, si nga ana e deputetëve, ashtu edhe nga disa politikanë të tjerë, raporton GazetaBlic.

Një tempo i tillë vazhdoi deri pak minuta para se ish-i pari i PDK-së Hashim Thaçi, ta merrte epitetin e të parit të shtetit.

I tillë ishte edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj. Ai më 20 shkurt 2016, pati deklaruar se Thaçi nuk do të arrijë të zgjidhet president i Kosovës.

“Nuk besoj që do të zgjidhet, nuk besoj. Nuk e shoh këtë situatë të mundur. Mendoj se ne, më 7 mars do të shkojmë automatikisht në zgjedhje”, pati deklaruar Haradinaj, në një intervistë për Top Channel, përcjellë GazetaBlic.
Ngjashëm pati menduar edhe ish-lideri i Vetëvendosjes, tani deputet i kësaj partie, Albin Kurti.

Ai më 5 shkurt të po këtij viti, qe shprehur i bindur se Hashim Thaçi nuk do të mund të zgjidhet president, së paku jo në sallën e kuvendit.

“Ai mund të bëhet president në tavan ku rrinë minjtë e në Gërmi gjarpërinjtë, por në sallën e seancave në Kuvendin e Kosovës, jo”, qe shprehur Kurti për transmetuesin publik.

Mirëpo, përkundër rezistencës së vazhdueshme të tri partive opozitare: VV-së, AAK-së e NISMA-s, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës arriti që përfundimisht më 26 shkurt të këtij viti, të vijë në krye të shtetit. Madje, zgjedhja e tij u bë pikërisht në sallën e Kuvendit të Kosovës.

inaugurimi-i-thacit-president-780x439

Pas zgjedhjes president, Thaçi dha dorëheqje nga të gjitha pozitat që i takonin, ndërsa tek më 7 prill, ai dha betimin si presidenti më i ri i shtetit.

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia” tha ai në foltoren e Kuvendit.

E krejt në fund, gjatë ditës së djeshme (8 prill), u mbajt edhe ceremonia inauguruese e presidentit Thaçi, me ç’rast pati qindra-mijëra të ftuar, një pjesë e të cilëve (nga figurat më të rëndësishme botërore), munguan.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni, pati shumë persona nga institucionet e ndryshme të Kosovës, por më pak nga ata të institucioneve botërore. E nga homologët e tij (të vendeve të ndryshme), morën pjesë vetëm dy persona: presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img