Ferizaj

Hapet qendra për fëmijë “Vjosart”


Publikuar më:


Ferizaj.15.10.2016. Aktorja dhe gazetarja ferizajase, Vjosa Abazi, ka nisë së jetësuari sot një synim që e ka pasur që në fëmijëri.

Ajo sot në mënyrë solemne e ka inauguruar qendrën për fëmijë “VjosArt”, e cila ekskluzivisht do të merret me përgatitjen e fëmijëve për aktrim, balet e televizion.

Thotë, se vetëm arti krijon tek fëmijët kreativitetin e zhvillimit, duke përfshirë shoqërizimin dhe lojën. Nevoja për këtë qendër sipas Vjosa Abazit, ka lindur gjatë kontaktit që ka zhvilluar me fëmijët nëpër shkollat e këtushme.

Ajo shpjegon se sistemi arsimor i këtushëm nuk u lejon mësuesve të merren  shumë edhe me aktivitet shpirtërore. Andaj këtë e ka parë si të vetmen mënyrë për ta realizuar qëllimin e saj.

Krahas këtyre kurseve, fëmijët do të jenë edhe pjesë e programeve të ndryshme të përgatitur nga vetë ata Para inaugurimit të kësaj qendre fëmijët dhe prindërit e tyre kanë pasur mundësinë që të përcjellin disa tregime të përgatitura nga teatri i kukullave të kësaj qendre.

Qendra qendra për fëmijë “Vjosart” gjendet në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

14689739_10208904091897885_434841878_o 14686438_10208904092337896_209546293_n 14741160_10208904092817908_833233477_n 14696925_10208904092617903_2119497014_n

 

Comments
To Top