25,04,2024

Hapet edicioni i parë i Festivalit të Karikaturës në Ferizaj

Must Read

Në Galerin e Arteve në Ferizaj është hapur edicioni i parë i Festivalit të Karikaturës Ferizaj 2019, një ngjarje kulturore e organizuar nga Shoqata e Karikaturistëve  HITHI.

Pjesëmarrja ë shumë artisëve dhe punimeve të tyrë nga shtetet e huaja këtij edicioni i ka dhënë edhe karakterin ndërkombëtarë.

Hapjen e Festivalit e bëri Drejtorja e Drejtorisë  për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani e cila në fjalën e sajë vuri në dukje se Ferizaj po e dëshmon  epitetin e qytetit të Festivaleve.

“Përshëndes organizatorët e Shoqatës së Karikaturistëve  të cilët po e bëjnë një punë të mrekullueshme, po i hapin dyert e shtëpisë sonë për mbarë botën dhe po ndihmojnë që qyteti yne të njihet për vlerat artistike dhe vlerat kulturorë që ka. Ky është një indetitet i yni kulturorë  ku siç dihet  kultura dhe arti nuk njohin kufi” ka thënë Xhemile Murati-Shabani

Në anën tkjetër organizatori i këtij Festivali Imri Musliu nga shoqata e Karikaturistëve HITHI ka thënë se interesimi për këtë ekspozitë ka qenë tepër i lartë dhe se juria seleksionuese  e ka pasur të vështirë që  të përcaktohet për më të mirët.

“ Ky është  edicioni i pestë i ekpozitave që i organizojmë në Ferizaj por është i pari që ka karakter ndërkombëtarë Nuk kemi pritur një fluks aq të madhë  të karikaturistëve dhe punimeve të tyre. Për këtë edicion kanë arritur  rreth 1337 karikatura  nga 316 autorë nga 51 shtete të botës.” ka thënë Imri Musliu.

Këtë organizim e kanë vlerësuar edhe pjesëmarrësit tjerë duke thënë se karikatura është një zhanër i artit që përmes pamjeve godet aktualitetin shoqëror.

“Zhvillimi i karikaturës   dhe ngjarjes artistike në Ferizaj shohim se është në nivel shumë të lartë. Në shoqërinë tonë kosovare kemi shumë nevojë për karikaturës sepse më së shumti kemi problem e të cilat mundë ti paraqesim përmes artit  dhe mund ti godasim më fuqishëm” ka thënë Jetullah Sylejmani, artist.

Ky Festival ka karakter garues dhe më të mirët do të shpërblehen me çmimet e tre vendeve të para.

Organizatori në hapje të këtij Festivali ka ndarë edhe disa shpërblime speciale e në mesin e tyre është shpërblyer edhe doajeni i  këtij zhanri në Kosovë, Ramadan Zaplluzha.   

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img