28,03,2024

Hapen profile të rrejshme në emër të Agim Aliut

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes një komunikate ka bërë të ditur se në emër të tij po qrkullojnë profile të rrejshme në rrjetet sociale.

“Tash e sa javë në rrjete sociale po qarkullojnë profile dhe faqe me emrin dhe mbiemrin tim, me ç’rast edhe duke komunikuar me qytetarë të ndryshëm. Për këtë, shumë të nderuar qytetarë, kam njoftuar edhe organet e sigurisë, që konform autorizimeve ligjore dhe procedurave të hetimit të parandalohet ky mashtrim.” ka shkruar Aliu.

DENONCIM PUBLIK

Të dashur bashkëqytetarë!

Përmes këtij denoncimi publik ju njoftoj se tash e sa javë në rrjete sociale po qarkullojnë profile dhe faqe me emrin dhe mbiemrin tim, me ç’rast edhe duke komunikuar me qytetarë të ndryshëm. Ju bëj me dije se të gjitha profilet/faqet e tilla janë të rreme, fallco dhe qëllimkëqija të cilat kontrollohen dhe instrumentohen nga dashakëqinj në dëm të reputacionit tim.

Për këtë, shumë të nderuar qytetarë, kam njoftuar edhe organet e sigurisë, që konform autorizimeve ligjore dhe procedurave të hetimit të parandalohet ky mashtrim.

Javëve të fundit, ka një fushatë të orkestruar shpifjesh ndaj personalitetit tim, punës sime dhe angazhimit tim, pikërisht nga smirëzinj të tillë, për të cilën ju ftoj, me konsideratat më të larta, t’i shmangni ato në mënyrë të mos bini pre e mashtrimeve e shpifjeve të tilla.

Çdo komunikim imi zyrtar me ju dhe nga ju realizohet vetëm përmes kësaj faqe, që është faqja e vetme e imja zyrtare.

Kërkoj nga ju, miqësisht, që të shmangni kontaktet me profilet/faqet e tilla të rreme dhe t’i raportoni ato.

Ju falënderoj paraprakisht për mirëkuptim!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img