Ferizaj

Handikos me shumë aktivitete  në prag të ditës ndërkombëtare të fëmijëve “1 qershori”


Publikuar më:


Handikos Ferizaj përmes një  konference  për medie ka  informuar mbi aktivitetet e realizuara gjatë periudhës së fundit të cilat kanë qenë të përqendruara në fushën e avokimit, përkatësisht në çështjen specifike që kanë të bëjnë me të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe mbi rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar në hartimin dhe implementimin e politikave lokale në nivel komunal.

“Ky angazhim ka filluar që nga muaji Mars 2016 me implementimin e projektit “FUQIZIMI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA”  të përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Në kuadër të implementimit të këtij projekti që nga muaji Prill 2016 është duke monitoruar edhe punën e Asamblesë Komunale të Ferizajt dhe Komitetit për Politikë dhe Financa pranë K.K Ferizaj . Handikos Ferizaj është i përkushtuar të punoj në mënyrë objektive, të paanshme, apolitike dhe profesionale në aktivitetet e monitorimit dhe avokimit me të vetmin qëllim në sigurimin e përgjegjshmërisë dhe transparencës në punën e zyrtarëve të zgjedhur, pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, kyçjen e qytetarëve në hartimin e politikave publike dhe ofrimin e informacioneve zyrtarëve të zgjedhur për problemet e qytetarëve” tha Xhemile Murseli menaxhere e Handikos-it.

Handikos në  Ferizaj ka  rekomanduar Institucionet komunale, e me këtë rast Drejtorinë e Arsimit që që të krijoj kushte, të rrisë numrin e mësuesve mbështetës, të ofroj trajnime, siguroj mjete konkretizimi me qëllim të implementimit sa më të mirë të planit individual të arsimit për nxënësit me nevoja të veçanta .

“Kjo konferencë  për medie u  organizua në  prag të  ditës ndërkombëtare të fëmijëve “1 qershori” e që në vazhdën e aktiviteteve nesër me datë 1 Qershor do të organizohet edhe aktiviteti për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe sensibilizimin e shoqërisë mbi rëndësinë e shërbimeve të cilat ofrohen nga Handikosi e që ka të bëjë me zhvillimin e aktivitetit për ngritjen e fondeve. përmes shitjes së produkteve të përgatitura nga vet personat me aftësi të kufizuara dhe familjaret e tyre .Me mjetet e tubuara planifikohet të organizohet një  piknik për fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithashtu me date 2 Qershor do të organizohet edhe një tryeze me temë të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar” tha Xhemile Murseli.

Së fundmi, me datë 25 Maj,  Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, i cili do të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2017. Me këtë ligj rregullohet statusi dhe të drejtat e personave, të cilët si shkak i sëmundjes apo dëmtimit kanë humbur në formë të përhershme mundësisë e zhvendosjes dhe lëvizjes së ekstremiteteve të poshtme. apo të sipërme dhe të poshtme të cilët do marrin kompensim për shërbimet e tyre të nevojshme mujore. Ky ligj gjithashtu parasheh kompensim për kujdestarë personal të personave të cilët do të kenë nevojë si dhe një shumë shtesë për mbulimin e materialeve për inkontinencë për personat që përdorin medikamente në baza ditore të cilët kanë humbje të ndjeshmërisë se plotë të ekstremiteteve.

 

Comments
To Top