25,04,2024

Hamiti: Populli ka nisur të vetëdijesohet dhe të largohet nga keqinterpretime për fenë islame

Must Read

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, në Interaktiv të KTV ka theksuar se armiku më i madh i fesë islame janë organizatat terroriste që veprojnë nën emrin e fesë islame. Në ditën e Fitër Bajramit, ai ka deklaruar se sulmet terroriste që po ndodhin në botë janë duke i dhënë “hije të zezë fesë islame”.

“Armiku nuk kërkon ditë të mira. Ai nuk zgjedh ditë të mira. Po duan të arrijnë qëllimin e tyre. Kjo po ndodh fatkeqësisht. Është anim tepër negativ i njerëzve, duke përdor emrin e islamit duke bërë veprime në kundërshtim me fondamentet bazë të fesë islame”, ka thënë Hamiti.

Sipas tij, pas çdo organizate terroriste qëndron dikush që ka edhe qëllime politike dhe që dëshiron të arrijë planet e tij me këto organizata.

“ISIS-i nuk është themeluar pa qëllim. Po i shihet qëllimi. Ata po thirren në emër të islamit, por janë kundër pikërisht islamit”, ka thënë Hamiti, duke shtuar se nuk ka mundësi të ekzistojë një “njeri mysliman terrorist apo një terrorist mysliman, sepse ai që bën veprime ekstreme është jashtë rrugës paqësore të islamit”.

Hamiti ka shtuar se ka tendenca që të ketë interpretime të ndryshme për fenë islame, por populli tashmë ka nisur të vetëdijesohet dhe të largohet nga këto keqinterpretime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img