Lajme

Hamdi Ibrahimi kërkon themelimin e Speciales


Publikuar më:


Hamdi-Ibrahimi-

“Perceptimet e opinionit për prezencën e korrupsionit në Kosovë tash e sa kohë janë të qarta. Por tjetër është perceptimi, tjetër realiteti. Sa i përket cështjeve që i trajtojmë si lëndë penale, numri i tyre është rritur vitet e fundit. Tash kemi shumë akuza që kanë të bëjnë me vepra penale të natyrës korruptive. Por nuk mund të them se jemi në stadin e nevojshëm të luftimit të korrupsionit”.

Ai ka kërkuar që të shtohet numri i gjyqtarëve, në mënyrë që të lehtësohet dhe përshpejtohet puna në luftimin e kësaj dukurie.

“Ka nevojë që të rritet numri i gjyqtarëve. Po ashtu të shtohet puna në luftimin e kësaj dukurie. Kështu që mbetet shumë për të punuar, në mënyrë që të arrijmë atë që kërkohet nga ne. Ngritja e kapaciteteve nuk mund të bëhet me kufizimet buxhetore që kemi. Por them se duhet të punohet shumë në themelimin e gjykatave të reja. Ne duhet të kemi mekanizma që janë të gatshëm që të presim lëndë. Duhet që gjyqtarët tanë ta kenë komoditetin që të presin lënë të kësaj natyre. Jo të mbingarkohen”.

Ibrahimi ka theksuar se kërkon që të themelohet Gjykata Speciale, pasi gjyqtarët janë të mbingarkuar me lëndë, duke u eliminuar kështu zgjedhja e rrugës së krijimit të taskforcave.

“Unë tani e disa vjet kam thënë që jam kundër krijimit të taskforcave në sferën e drejtësisë. Kërkoj shtimin e kapaciteteve brenda sistemit gjyqësor. Nuk luftohet as korrupsioni asnjë dukuri tjetër e keqe me taskforca. Unë mendoj që duhet kërkuar përgjegjësi nga të gjithë, përfshirë edhe unë, por jo të krijohen instrumente tjera. Publikisht kërkoj që të formohet Gjykata Speciale. Nëse krijohet, ajo do ta ketë buxhetin e saj dhe të mbledhë staf edhe administrativ edhe gjyqësor që është në nivelin e kërkesave të ditëve të sotme”.

“Kohëve të fundit janë ngritur aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit. Normalisht ka edhe nga gjyqësori sepse askush nuk është i përjashtuar. Por trajtimi i lëndëve të natyrës korruptive tek ne është më i vështirë se i atyre që kanë të bëjnë me terrorizmin”. /klankosova.tv

Comments
To Top