29,03,2024

Halimi: Në Ferizaj do të fusim në përdorim edhe trotinetët elektrik

Must Read

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi tha se ajo ka në program përdorimin e trotinetëve elektrik në mënyrë që ferizajasit të kenë përditshmëri më të lehtë.

Po ashtu Halimi ka thënë se do të ndërtojë trotuare dhe shkolla e po ashtu do të ndalojnë edhe ndërtimet pa leje.

“Ne do t’i hartojmë hartat zonale dhe do të ndalojmë ndërtimet pa leje. Do të ndërtojmë e do të rinovojmë disa shkolla, ndërtimin e trotuarëve. Ideja e programit tonë është që ta fusim në përdorim edhe trotinetët elektrik dhe biçikletave dhe me këtë do të krijojmë një përditshmëri të lehtë për ferizajasit”, ka thënë Halimi në Debat Pernime.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin timonin e Ferizajt diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Ferizajt: Agim Aliu nga PDK; Arben Halili nga AAK; Sibel Halimi nga LDK dhe Valon Ramadani nga LVV.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Ferizajt: Abetare Kurti nga Nisma Socialdemokrate; Donjeta Aliu nga PDK; Djellza Salihu nga RDF; Egzona Selimi nga LDK; Fatbardha Zogaj Reka nga LVV; Mimoza Rama nga AKR; Pakize Bujani nga PAI dhe Xhemile Murati Shabani nga AAK.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img