28,04,2024

Halili: Asnjë ish-drejtor nuk do të mbetet jashtë sistemit arsimor

Must Read

Mbi 13 drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Ferizajt pritet të zyrtarizohen, ndërsa edhe 10 të tjerë do t’i nënshtrohen konkursit në muajin e ardhshëm.

Muaj më parë 13 drejtorëve të shkollave u kishte skaduar kontrata 4 vjeçare, e që nga atëherë këto shkolla kanë funksionuar me ushtures detyre.

Në lidhje me  këtë proces, kishte pasur reagime të shumta nga shoqëria civile e partitë politike, duke konsideruar që komuna e Ferizajt ka larguar drejtorë të cilët kishin pasur performancë të mirë në menaxhimin e shkollave dhe sipas tyre këto ishin bërë për interesa partiake.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Muhamet Halili, tha se të gjithë ata persona që kanë aplikuar do t’i nënshtrohen intervistimit dhe varësisht prej rezultateve do të përzgjedhen udhëheqësit e shkollave për 4 vitet e ardhshme.

 “Të gjithë do t’i nënshtrohen konkursit publik dhe intervistimit, ne nuk jemi ata që e bëjmë përcaktimin paraprakisht, do të jetë filani apo fisteku, të gjithë do t’i nënshtrohen intervistimit dhe në bazë të vlerësimit që është edhe nga anëtari i komisonit nga MASHT-i, dhe DKA-ja, do ta bëjnë vlerësimin e  tyre dhe ata të cilët janë më të mirët do të zgjedhen, nuk do të thotë që të gjithë ushtruesit e detyrës që janë caktuar do të bëhen drejtor, për arsye se ata kanë qenë për një afat  të caktuar derisa të bëhet konkursi publik”,tha Halili.

Halili theksoi se asnjë prej personave që kanë udhëhequr me shkolla në komunën e Ferizajt, nuk do të mbeten jashtë sistemit arsimor.

“Të gjithë ata drejtorë të cilët janë zgjedh dhe të cilët nuk janë zgjedh janë të sistemuar në procesin edukativo-arsimor, asnjë nuk do të mbetet jashtë sistemit arsimor i cili ka qenë në mardhënie pune, ndërsa edhe ata që kandidojnë përsëri do t’i nënshtrohen konkursit dhe intervistimit dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet në bazë të programit që japin në intervista”, tha Halili.

Lidhur me largimin e drejtorëve të shkollave që u ka skaduar kontrata dhe zëvendësimin e tyre me ushtrues detyre deri në shpalljen e konkursit ka pasur pakënaqësi edhe në mesin e prindërve ferizajas. / QENDRESA RAMADANI /TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img