23,04,2024

Hajnat nuk ndalen: Policia raporton për plaçkitjen e një pompe të benzinës në Ferizaj

Must Read
Në fshatin Gërlicë në Ferizaj dje rreth orës 2:23 është grabitur një pompë e benzinës nga dy persona të maskuar.

Policia njofton se janë grabitur 140 euro, ndërsa hajnat janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga policia, transmeton lajmi.net.

“Fsh. Gërlicë, Ferizaj 18.01.2019-02:23. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kishin grabitur 140 € dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës nëpërmes raportit të saj 24 orës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img