25,04,2024

Guglielmo Luigi Migilietta, Komandant i përgjithshëm i KFOR-it vizitoi Ferizajn

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim komandantin e përgjithshëm të KFOR-it në Kosovë, Major General Guglielmo Luigi Migilietta.

I pari i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Naim Ferati, kanë pritur sot në një takim zyrtar komandantin e përgjithshëm të KFOR-it në Kosovë, Major General Guglielmo Luigi Migilietta.

Me këtë rast kryetari Svarqa e ka njoftuar komandantin e përgjithshëm të KFOR-it me shumë çështje e zhvillime në komunën e Ferizajt, duke i dhënë theks të veçantë ecurisë së zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe realizimit të planit qeverisës.

Poashtu u diskutua edhe për situatën e sigurisë, ku u vlerësua se qyteti i Ferizajt, vazhdon të mbetet njëri ndër qytetet më të qeta në tërë Republikën e Kosovës.

Major General Guglielmo Luigi Migilietta e ka falënderuar kryetarin Svarqa për pritjen, ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi mes KFOR-it dhe Komunës së Ferizajt do të vazhdojë.
Në fund të dy zyrtarët, kanë shkëmbyer dhurata.
13254144_1178393912195430_8402573078205064475_n

13254331_1178393875528767_1139305534546337132_n

13245377_1178393788862109_8111912637895177995_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img