19,04,2024

Gruda për Demarkacioni: Jemi bërë objekt i pazareve të turpshme që kanë filluar me Paqen Preliminare të Shën Stefanit!

Must Read

20160418073910791620

Zejnullah Gruda, profesori i së drejtës ndërkombëtare, ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi duhet zgjidhur nëpërmjet rrugëve diplomatike dhe jo nëpërmjet arbitrazhit.

Ai i rri pas qëndrimit se është e dëmshme Marrëveshja për kufirin me fqinjin perëndimor.

Në një intervistë me shkrim dhënë të dielën “Kohës Ditore”, Gruda ka folur për shumë çështje që ndërlidhen me demarkacionin.

Fillimisht ka konstatuar se Komisioni ad-hoc i ish-presidentes Atifete Jahjaga, i cili konstatoi se gjithçka ishte OK me demarkacionin, ishte thirrur vetëm për ta legjitimuar punën e Komisionit shtetëror, mbi bazën e të cilit është mbërritur marrëveshja me Malin e Zi.

Ai ka shtruar nevojën që spektri politik duhet marrë vesh për një numër çështjesh sa i takon vijës kufitare.

Sipas tij, nëse pranohet marrëveshja siç është mbërritur, atëherë kjo i bie që sërish të “jemi bërë objekt i pazareve të turpshme që kanë filluar me Paqen Preliminare të Shën Stefanit…”.

Gruda insiston se çështja e demarkacionit assesi nuk duhet kuptuar as trajtuar si çështje e ndonjërës palë, as e pozitës e as e opozitës.

Profesori në pension që ka zhvilluar edhe karrierë diplomatike, ka thënë të jetë me rreziqe paralajmërimi i Qeverisë për mundësinë e shtyrjes së ratifikimit “për disa vjet”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img