25,04,2024

“Gratë në parlament” projekti i ri teatror në Teatrin e Ferizajt.

Must Read

Teatri i Ferizajt ka filluar përgatitjet për shfaqjen e re, një komedi e njohur e autorit klasik Aristofanit.
“Gratë në parlament”, është teksti që do ta sjellë në skenë regjisorja Elmaze Nura. Pas suksesit me “Kopraci”-n e Molierit, Nura rikthehet në teatrin “Adriana Avdullahu”, me një kryevepër tjetër.
Shfaqja trajton temën aq të komentuar edhe sot-pushtetin. Me një qasje moderne, komedia e Aristofanit e përshtatur për ditët e sotme, bëhet shumë aktuale.
Provat ka pak ditë që kanë nisur. Aktorët më të mirë ferizajas, janë përzgjedhur për të interpretuar personazhet e komediografit grek.
Mevlan Saraci, Vosa Abazi, Blin Sylejmani, Valdrin Osmani, Jajush Ramadani, Milot Salihu dhe Dora Xhemajli janë pjesë e projektit teatror, që premton të tërheqë publikun me tematikën interesante, humorin, satiren dhe me konceptin regjisorial artistik dhe inovativ. Muzikën do ta bëjë Gëzim Hasani, e cila është e punuar enkas për këtë shfaqje.
Gratë, duke e parë se ku po e çon vendin keqqeverisja e burrave, vendosin ta marrin pushtetin. Ngjarjet zhvillohen vrullshëm e rrjedha e tyre nuk parashikohet lehtë.
Skenë pas skenë, situatë pas situate, “Gratë në parlament”, pritet të sjellë befasi dhe vlera të reja për teatrin jo vetëm në Ferizaj.
Projekti i realizuar nga “Cult Club”, është mbështetur nga Komuna e Ferizajit, Drejtoria për Kulturë si dhe Teatri “Adriana Avdullahu”.
Drejtuesit komunalë dhe stafi i teatrit e kanë mirëpritur në projektin e radhës, regjisoren Elmaze Nura. Me shfaqjen, ‘Kopraci”, produksion i po këtij teatri, ajo përfaqësoi Kosovën në një ndër Festivalet më të mëdha në botë në Kajro të Egjiptit –Cifcet, ndërsa u shpërblye në Festivalin e Dibrës në Maqedoni me çmimin për Regjinë më të mirë. Në vitin 2020, Nura u shpall regjisorja më e mirë e vitit, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për regjinë në shfaqjen “Kopraci”.

Gratë në parlament” projekti i ri teatror në Teatrin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img