19,04,2024

Granit Sejdiu shpallet Vullnetar i vitit, Vanesa Sadriu  aktivistja rinore, për vitin 2016

Must Read

Sektori i Rinisë nga DKRS në Ferizaj  në bashkëpunim me organizatën IPEDU këtë të mërkure kanë shpallë Granit Sejdiun  vullnetarin e vitit ndërsa  Vanesa Sadriun aktiviste  rinore për vitin 2016.

Granit Sejdiu u nderua me mirënjohjen Vullnetar I vitit  bazuar në aktivitetin e tij  në fushën e edukimit joformal  duke ofruar kurse falas në gjuhën angleze. Ndryshe granit Sejdiu është nxënës  I Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.

15740880_1859588394260934_6418860257160484920_n-1

Ndërsa  Vanesa  Sadriu, për iniciativën dhe aktivitetin e sajë për hapjen e bibliotekës në shkollë fillore Mic Sokoli në Slivovë  është nderuar me mirënjohje Aktiviste rinore e vitit 2016.

“Është vështir që në mesin e shumë vullnetarëve të zgjedhësh më të mirën pasi gjatë vitit që po lëmë pas shumë të rinj  zhvilluan shumë projekte dhe aktivitete të punës vullnetarë e cila  dita ditës po masivizohet. Janë aktivitete të cilat nën mbikëqyrjen e organizatës IPEDU të përkrahur edhe nga sektori për Rini po masivizohen dhe po u jepet hapësirë të rinjve që të zhvillojnë aktivitetet e tyre” tha Dashurije Ahmeti, shefe  e sektorit për rini pran DKRS-së në Ferizaj.

Për kontributin shumëvjeçar  në fushën e punës vullnetare, sjelljen e praktikave për punën e organizuar vullnetare dhe ngritjen e kapaciteteve rinore, mirënjohje i është ndarë edhe profesorit Ramush Lekaj

15741031_1859588174260956_2488508097169760921_n

Bëhet e ditur se këto aktivitete do të vazhdojnë  edhe vitin e ardhshëm dhe sipas një projekti të prezantuar nga IPEDU pritet që të përfshihen  rreth 105 vullnetarë,kryesisht nxënës të shkollave të mesme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img