20,04,2024

Grainca: Rritja ekonomike e Kosovës, më e madhja në Evropën Juglindore

Must Read

Deputeti i LDK-së, Blerim Grainca duke komentuar buxhetin e vitit që po e lëmë pas, ka thënë se viti 2016 ishte i suksesshëm në anën ekonomike pasi janë hapur 18 mijë vende të reja pune dhe ka pasur një rritje ekonomike prej 4 %.

“Zakonisht në fund vit bëhet bilancet, jetojmë në një kohë ku statistikat na ndihmojnë ta pasqyrojmë gjendjen se si është. Kjo është shifër e marrë nga institucionet zyrtare. Kjo ka ardhur si rezultat i reformave ekonomike, që kanë ndikuar në rritjen e numrit të punësuareve dhe me rritjen ekonomike prej 4% që i bjen se kemi pasur një vit relativisht të sukseshëm”.

Grainca që këto deklarata i ka bërë si i ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka deklaruar se rritja ekonomike e Kosovës është rritja më e madhe në Evropën Juglindore.

Ai ka thënë poashtu se të gjitha proceset që kanë ndodhur në Kosovë, përfshirë edhe ato politike kanë pasur një ndikim në sferën ekonomike.

“Gjithë proceset që kanë ndodhur në Kosovë edhe politike dhe ekonomike, kanë pasur ndikim në rritjen ekonomike. Gjithë fokusi i programit qeveritar është që të rriten kapacitet prodhuese të vendit”.

Ai ka potencuar faktin se “sektori privat është prioritet i gjitha reformave ekonomike dhe fiskale në Kosovë”.

Deputeti i LDK-së, Blerim Grainca ka thënë se “kriza politike  ka penguar edhe rritjen ekonomike të Kosovës”.

Por ai ka thënë se ka pasur shumë zhvillime pozitive në këtë sferë në Kosovë, në vitin që po e lëmë pas.

“Kur është bërë përshakëllzimi i TVSH, lirimi nga dogana dhe kjo e prek direkt prodhuesin vendor. Klima e të bërit biznes, Kosova ka shënuar progres. Qeveria nuk është për të ndihmuar një biznes ose tjetrin por për të krijuar instrumente ligjore”.

Grainca që këto deklarata i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se mund të bëhet edhe më shumë.

“Nuk mund të fluturohet pa krahë. Shteti ynë ka një buxhet prej 2 miliardë euro. Nuk është e vërtet se është rritur çmimi i një shporte familjare. Çmimet e pesë produkteve të çdo shporte janë më të ulëta”.

Sipas tij, ka trend të investimeve të huaja dhe kjo sipas tij, është normale pasi nuk po ndodh vetëm në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img