16,04,2024

Grainca: Planifikimit hapësinor parasheh edhe kufirin ndërtimor të të gjitha fshatrave

Must Read

Drejtoria komunale e urbanizmit në Ferizaj së bashku me INSI, paraqitën para banorëve të fshatit Greme procesin e hartimit të Planit zhvillimor komunal për komunën e Ferizajt.

Drejtori i Drejtorisë së urbanizmit Faik Grainca, i njoftoi pjesëmarrësit e takimit se hartimi i planit zhvillimor komunal është në fazën e grumbullimit të informacioneve si dhe në bërjen e profilit të komunës. Sipas tij me planin zhvillimor komunal, sa i përket planifikimit hapësinor parashihet edhe kufiri ndërtimor i të gjitha fshatrave dhe secilës zonë për përcaktimin e parcelave për ndërtim të objekteve në interes publik.

“Ne fshatin Greme janë disa prona publike shtetërore, banorët e fshatit i kanë përcaktuar dhe kanë kërkuar që në njërën prej tyre të ndërtojnë një çerdhe, teren sportive dhe objekte të tjera në interes të përgjithshëm”, ka thënë drejtori Grainca.

14264964_1258967950804692_2323747590959069880_n

Nga ana tjetër banorët e fshatit Greme kanë pasur kërkesa që të bëhet një zonë për zhvillim ekonomik, një zonë industriale dhe kanë propozuar që të ruhen disa monumente natyrore që të shpallen si zona të veçanta, si është rasti me disa lisa që janë qindra vjeçare dhe kanë kërkuar që ata të mbrohen nga shteti.

Për Planin zhvillimor komunal të premten në orën 18:00 do të mbahet edhe një takim tjetër me banorët e fshatit Komogllavë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img