06,07,2025

Grainca: Bashkë me kolegun Ramiz Kelmendi kemi prioritet mbështetjen e bizneseve

Must Read

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Adelina Grainca, e cila është një biznesmene e suksesshme, ka pritur në kompaninë e saj kolegun e partisë, Ramiz Kelmendi.

Ajo theksoi se bashkë me Kelmendin kanë prioritet mbështetjen e bizneseve, e cila është edhe njëra nga shtyllat me të rëndësishme të platformës së PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Kisha kënaqësinë të pres në vizitë në kompaninë time GZ Group, kandidatin për deputet dhe biznesmenin e suksesshëm, z. Ramiz Kelmendi. Përvoja e z.Kelmendi në biznes është garancion për sukses të politikave të PDK-së për biznesin në Kosovë”.

“Si kandidatë për deputetë nga PDK, bashkë me z. Kelmendi kemi prioritet mbështetjen për bizneset, gjë që është një nga shtyllat më të rëndësishme të platformës së PDK-së për rimëkëmbje”, ka thënë Grainca, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Ajo shtoi se do të jenë zë i bizneseve që janë kusht i zhvillimit të vendit.

“#PDK134, #RamizKelmendi16, #AdelinaGrainca99, #Rimëkëmbje”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img