28,03,2024

Gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Ferizaj, Diskutim Publik mbi integritetin

Must Read

Gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Ferizaj, prokurorë, avokatë, drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe përfaqësues të shoqërisë civile, u takuan sot në një tryezë të rrumbullaket për të diskutuar sfidat dhe mënyra praktike për të promovuar integritetin gjyqësor dhe të identifikojë mënyrat për të ngritur besimin e publikut në sistemin gjyqësor. Kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt, gjyqtarët dhe palët me interes të gjykatës, përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, shqyrtuan mënyrat për të përmirësuar transparencën, llogaridhënien, performansën dhe besueshmërinë e sistemit gjyqësor. Me këtë rast ata identifikuan hapat konkret të cilët gjykata mund të i marrë për të promovuar dhe ngritur besimin e opinionit publik në gjyqësor.
Në hapje të diskutimit, Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj Bashkim Hyseni, inkurajoi pjesëmarrësit që të diskutojnë dhe të ngritin çështjet që lidhen me përmirësimin e performancës së gjykatës, duke shtuar se integriteti i gjyqësorit si segment është njëri prej aspekteve më të rëndësishme për një sistem gjyqësor, llogaridhënës dhe transparent, dhe se integriteti i gjyqësorit ndërtohet në bazë të integritetit personal të gjyqtarëve, të gjitha sjelljet e gjyqtarëve qoftë në jetën publike apo private, madje edhe ato më të vogla  reflektojnë dhe ndërtojnë integritetin e gjyqësorit.

Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, shoqëria Civile por dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë tryezë, me këtë rast kanë çmuar lartë bashkëpunimin e kryetarit të gjykatës.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e llogaridhënies dhe shtuan se gjyqtarët të cilët nuk i plotësojnë standardet e përformancës apo nuk përformojnë, duhet te largohen nga sistemi. Deri tani asnjë gjyqtar i cili nuk ka për formuar nuk është larguar apo degraduar për

Gjykata Themelore e Ferizajt konsiderohet si një nga gjykatat më transparente dhe të hapura, dhe kjo si rezultat i bashkëpunimit të gjykatës me organizata jo-qeveritare dhe median. Gjykata Themelore në Ferizaj, ka filluar edhe me publikimin e aktgjykimeve të formës së prerë me qëllim të përmbushjes së obligimeve ligjore për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Ndërkaq për ta përforcuar këtë Gjykata Themelore në Ferizaj që nga sot, ka hapur edhe faqen e saj në rrjetin social facebook, formë kjo moderne e komunikimit me publikun dhe informimit të tyre lidhur me punën dhe procedurat gjyqësore.

Qëllimi i Iniciativës për një Gjyqësor me Integritet është mobilizimi i gjyqtarëve për t’u angazhuar për një kulturë të llogaridhënies, integritetit, efikasitetit dhe transparencës.

Qëllimi i këtyre tryezave te organizuara nga Programi i USAID –it për Fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë (JSSP), është të i inkurajojë diskutimet dinamike mbi çështjet kryesore se si zbatimi i parimeve të Kodit të ri të Etikës përmirëson cilësinë e shërbimit në ndarjen e drejtësisë.

Iniciativa për një Gjyqësor me Integritet u lansua muajin e kaluar nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Kryesuesi i KGjK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img