28,03,2024

Gjykata kthen në punë Shefqet Hajredinin dhe Xhelal Musën

Must Read



Gjykata Themelore e Ferizajt ka marrë vendim për kthimin në punë të Shefqet Hajredinit dhe Xhelal Musës, të larguar nga pozita e anëtarëve të bordit të ndërmarrjes ”Bifurkacioni” në Ferizaj.

Hajredinit dhe Musës që ishin larguar nga puna në mars të këtij viti, në bazë të vendimit të Gjykatës do t’u kompensohen pagat në vlerë mbi 300 euro për muaj.

 “Më datën 20.04.2018, kemi shfrytëzuar të drejtën tonë dhe iu kemi drejtuar Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe pas katër seancave gjyqësore Gjykata Themelore në Ferizaj më 29.10.2018 ka marrë aktgjykim që të aprovohet kërkesë padia e Shefqet Hajredinit dhe Xhelal Musës si e bazuar duke anuluar vendimin e datës 23.03.2018 i nxjerrë nga komisioni i aksionarëve të ndërmarrjes “Bifurkacioni”, do të thotë detyrohen që paditësit t’i sistematizoj në vendin e punës me të gjitha të drejtat dhe detyrimet brenda afatit 7 ditësh, ku përfshihet edhe kompensimi i të ardhurave personale deri në kthimin në vendin e punës. Arsyet që na kanë larguar kanë qenë të ndryshme, por jo të bazuara, kinse mosperformanca e kompanisë, pasqyrat financiare nuk janë sipas standardeve, por të gjitha gjitha këto gjykata i ka hedhur poshtë”, tha Hajredini.

“Kryetari i komunës Agim Aliu po përdor standarde të dyfishta ndaj qytetarëve të Ferizajt, si argument e kemi rastin e Asllan Bajramit drejtorit të QKMF-së, ku me vendimin e shkallës së parë të gjykatës e kthen në vendin e punës, kurse për neve i detyron vartësit e tij që të ankohen në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, çka ne e konsiderojmë si të padrejtë këtë vendim që ka ndërmarrë ndaj nesh”, tha Hajredini.

Sipas vendimit të Gjykatës, shuma që ndërmarrja ”Bifurkacioni” detyrohet t’ua paguaj Hajredinit dhe Musës kap vlerën e mbi 6 mijë eurove, ndërsa komuna e Ferizajt obligohet që paditësve t’ua paguaj shpenzimet e përgjithshme të procedurës në shumë të përgjithshme rreth 1 mijë euro.

Tv Tema tentoi të marrë një përgjigje nga komuna e Ferizajt, mirëpo zyrtarë të saj të kontaktuar gjatë gjithë paraditës, na thanë se nuk mund të prononcohen për këtë sepse po presin epilogun gjyqësor.



- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img