23,04,2024

Gjykata e Ferizajt vendos masë sigurie ndaj projekteve të nënkalimeve në Varosh dhe Gurëz

Must Read

Ferizaj. 09.02.2019.  Gjykata Themelore nFerizaj  përmes një aktvendimi ka nxjerrë një masë të përkohshme të sigurimit  për ti ndërprerë punimet  në  vendkalimet hekurudhore në  Gurëz të Ulët ( Gërlicë)   dhe në  vendkalimin në rrugën Varosh Ferizaj.Ky vendim, sipas Gjykatës Themelore në Ferizaj, është marrë në bazë të kërkesës   së  “Infrakos”  e cila menaxhon me hekurudhat e Kosovës.

Albënora Bekteshi – Hoti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka thënë se Komunës së Ferizajt i është ndaluar aktiviteti për kryerjen e këtyre punimeve, derisa kërkesën për sigurim të masës e ka bërë Infrakosi kundër propozuesit të Komunës së Ferizajt, andaj sipas saj, Gjykata e ka aprovuar këtë kërkesë dhe ka shqiptuar caktimin e masës së përkohshme të sigurimit.

”Gjykata Themelore në Ferizaj, më 22.01.2019 me aktvendim ka aprovuar në tërësi propozimin e propozuesit Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës kundër propozuesit Komuna e Ferizajt, për caktimin e masës së sigurimit të kërkesës padisë. Me pikën II të këtij aktvendimi gjykata ka zëvendësuar aktvendimin e datës 12.12.2018 mbi masën e përkohshme të sigurimit, me masën e sigurimit të kërkesë padisë, në atë mënyrë që i ndalohet kundër propozuesit Komuna e Ferizajt, kryerja e të gjitha aktiviteteve, kryerja e punimeve në pronën të cilën e menaxhon Propozuesja sipas projektit “Bashkimi i Qytetit”, përkatësisht në pjesën e pronës 02787 ZK – Ferizaj ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës në fshatin Varosh – Ferizaj dhe ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës në ngastrën kadastrale 91-1 ZK Gurzë e Ulët”, ka thënë ajo, duke shtuar se kundërt këtij aktvendimi është paraqitur një ankesë.

Në anën tjetër zyrtarë komunal  kanë thënë se për këtë janë ankuar në Gjykatën e Apelit dhe presin që kjo të vendoset në favor të komunës së Ferizajt.

Këto projekte  janë hartuar në të mirë të qytetarëve dhe për sigurinë e tyre  në komunikacion  si dhe  kalimin më të sigurtë nga njëra anë e hekurudhës në anën tjetër, gjë e cila jemi të sigurtë se do të kryhet përmes projekteve të hartuara nga Qeveria Komunale e Ferizajt.

Në anën tjetër habit një fakt se si “Infrakos” brengoset aq shumë për disa metra rrugë të cilat janë në të mirë të qytetarëve por asnjëherë nuk tregojë as më të voglin interesim për sigurinë dhe jetën e qytetarëve Ferizajas  në vendkalimet hekurudhore.

Janë shumë raste të aksidenteve që ndodhën  mu në këto vendkalime të hekurudhës të cilat ende janë pa kurrëfarë mbrojtje e që shumë herë është raportuar për aksidente  deri te ato me fatalitet. Asnjëherë “Infrakos” nuk doli me ndonjë komunikatë se janë marrë masa  për përgjegjësit për siguri të këtyre vendkalimeve. Shumë herë është raportuar edhe për mos funksionimin e barrierave edhe në qytet ku  fati i ka shpëtuar kalimtarët e rastit nga më e keqja. Por për këtë “Infrakosit” nuk i ka shkuar menjda asnjëherë as të jap ndonjë sqarim pse po ndodhin këto gjëra.

Kohë  më parë për shkak të aksidenteve në këto  vendkalime komuna e Ferizajt mori edhe një aksion për vendosjen  e barrierave  duke marrë përsipër edhe pagesën e punëtorëve të cilët kujdestaruan në këto pika.

Por këtë më së miri e dinë qytetarët Ferizaj se sa strukturat e Hekurudhës janë kujdesur për sigurinë dhe jetën e qytetarëve të cilët shumë herë kanë dërguar edhe video në redaksinë e Ferizajpress të trishtuar me lëshimet e kësaj kompanie. Në një shtet ligjorë dhe të përgjegjshëm  kjo dukuri do të ishte harruar shumë kohë më parë e jot ë pengohen  projektet për evitimin e këtyre shkaktarëve të incidenteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img