25,04,2024

Gjuan me armë në aheng, shoqërohet në polici dhe i konfiskohet arma

Must Read

Sot, rreth orës 16:50, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, në një aheng familjarë ka gjuajtje me armë zjarri.
Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të asaj rruge.
Policia tek i dyshuari, personi me inicialet V.A ( M/K) i moshës 38 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestrur një armë ( pistoletë) me një karikator dhe dy (2) fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautroizeuar i armës & Përdorimi i armës”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img