20,04,2024

Gjocaj: Fajtorët e rastit “Stenta”, të shkojnë në burg

Must Read

Curr Gjocaj, drejtor i Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, thotë se gjendja në spitalet e Kosovës dhe në QKUK është e mirë. Shton se ka pasur ndërhyrje të shpeshta nga Ministria e Shëndetësisë, dhe më shumë janë sfiduar se që janë ndihmuar nga kjo Ministri. Këto komente, Gjocaj i ka bërë gjatë debatit në emisionin “Puls” të KTV-së me temë “Skandalet dhe sfidat në shëndetësi”.

Ai ka shtuar se edhe pse është drejtor të gjitha spitaleve të Kosovës, “jam luftuar nga Ministria e Shëndetësisë”.

“Ministria ma ka zvogëluar buxhetin, ma ka marrë buxhetin dhe po më lufton pandërprerë. Buxhetin për barna dhe investime kapitale mi ka marrë Ministria duke e shkelur ligjin”, ka thënë Gjocaj, ndërsa akuzon direkt zëvendësministrin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, mysafir në emision, se ka ndërhyrë duke ua zvogëluar buxhetin, raporton Koha.net.

Po ashtu, Gjocaj thotë se edhe buxheti të cilin e menaxhon i është zvogëluar.

“Ne do të falimentojmë, nuk do mund t’i mirëmbajmë aparaturat. Kemi zvogëlim të madh të buxhetit në të gjitha kategoritë”, theksoi Gjocaj.

Më tutje, ai ka folur edhe për pronat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, institucion i cili Gjocaj tha se posedon 42 hektarë tokë, prej të cilave thotë se shtatë hektarë janë të uzurpuar.

“Brenda QKUK-së janë 52 pronarë të paligjshëm, pra brenda oborrit të QKUK-së, ku bëjnë pjesë shtëpi, lokale e të tjera. E kemi bërë matjen e tokave dhe presim nga Shpend Ahmeti që t’i largojë ata pronarë të paligjshëm të tokave”, theksoi ai.

Gjocaj u ndal edhe tek rasti “Stenta”, rast për të cilin Prokuroria ka nisur hetimet.

“Ne mbështesin Prokurorinë në rastin ‘Stenta’ që të shkojë deri në fund, të hetohet, dhe ata që kanë marrë para të shkojnë në burg. Ne shumë shpejt do shikojmë se a mund të qëndrojnë në punë këta menaxherë apo jo. Ditëve në vazhdim do të vendosim se a do t’i largojmë apo jo”, u shpreh drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img