13,07,2025

Gjobitet shoferi për parking të parregullt

Must Read

Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
ka marr veprimet e duhura policore dhe ka identifikuar shoferin, i cili me
automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion,
parking i parregullt në trotuar, në një rrugë të qytetit të Ferizajt.

Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë.
Policia, e ftoi shoferin B.E ( M/K) i moshës 34 vjeçar në stacionin policor
të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për
këtë morën gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon
qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për
kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin
rrugor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img